A e dini se traditat e kafesë turke kanë ardhur në ditët tona të pandryshuara prej shekujsh?

Kafeja, e cila hyri në tokat osmane rreth 500 vjet më parë dhe u përhap me shpejtësi, ka një vend të rëndësishëm në kulturën turke.

1823661
A e dini se traditat e kafesë turke kanë ardhur në ditët tona të pandryshuara prej shekujsh?

A e dini se traditat e kafesë turke kanë ardhur në ditët tona të pandryshuara prej shekujsh?

Kafeja, e cila hyri në tokat osmane rreth 500 vjet më parë dhe u përhap me shpejtësi, ka një vend të rëndësishëm në kulturën turke me historinë e saj, ndërtesat të cilave u ka dhënë emrin, mjetet e përdorura në prodhimin dhe servirjes së kafesë dhe rolin e saj në marrëdhëniet shoqërore.

Në fillim të shekullit të 16-të, pas ngadhënjimit të Egjiptit dhe Hixhazit gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm (Kanuni), kafeja erdhi në Stamboll nëpërmjet Jemenit. Në një kohë të shkurtër, ajo u pëlqye jo vetëm nga pallati, por edhe nga njerëzit, dhe kafenetë që kanë marrë emrin nga kafeja u përhapën në të gjithë perandorinë. Këto vende, ku lexoheshin libra e poezi, bëheshin biseda letrare, luhej shah dhe tavëll, shumë shpejt u bënë vende të rëndësishme të jetës shoqërore në periudhën osmane.

Përsëri në këtë periudhë, tregtarët nga Venecia që erdhën në Turqi u njohën me kafen dhe kafeja u përhap nga Perandoria Osmane në Evropë dhe më pas në botë. Megjithatë, kafeja turke është ndryshme nga të gjitha kafetë në botë me mënyrën e përgatitjes dhe prezantimit të saj. Në Turqi përdoren kryesisht kokrra pa kafeinë, kafe e pjekur dhe e bluar ose kafe e bluar. Ajo e përmban llumin e kafesë. Bëhet me sheqer, e mesme, me pak sheqer ose shqeto. Kjo është metoda më e vjetër në botë e përgatitjes së kafesë, e cila ka mbijetuar e pandryshuar. Kafeja turke shërbehet tradicionalisht me ujë dhe llokum turk. Llumi i kafesë që mbetet në fund të kafesë dhe nuk pihet, ka çuar gjithashtu në shfaqjen e traditës së tregimit të fatit (pra fallit), unike kjo për kafenë turke. Duke interpretuar format në llum dhe gjurmët e lëna në filxhan, bëhen parashikime për të ardhmen e personit që pi kafen.

Ofrimi (qerasja) i kafesë është një element i domosdoshëm i traditave turke. Kafeja turke është pjesë e pandryshueshme e ceremonive paramartesore, një shije që u ofrohet të ftuarve dhe një pije që shoqëron bisedat. Bazuar në një bazë të pasur kulturore, kafeja turke zuri vendin e saj në "Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit" të UNESCO-s në vitin 2013.

 


Lajme të ngjashme