Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm amerikan, Meat Loaf

Këngëtari i shquar i muzikës “rock” dhe aktori amerikan, Meat Loaf, laureat i çmimit “Grammy”, u nda nga jeta më 20 janar 2022, në moshën 74-vjeçare.

1766362
Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm amerikan, Meat Loaf
meat loaf.JPG

Familja e tij e njoftoi vdekjen e këngëtarit të njohur përmes një postimi nga llogaria zyrtare e të ndjerit në rrjetin social “Facebook”.

“Ju njoftojmë me zemër të copëtuar se i pakrahasueshmi Meat Loaf ndërroi jetë sonte (të enjten mbrëma), i rrethuar nga bashkëshortja Deborah, vajzat Pearl e Amanda, si dhe miq të ngushtë. Ne e dimë se sa shumë do të thoshte ai për kaq shumë prej jush dhe e vlerësojmë me të vërtetë gjithë dashurinë dhe mbështetjen teksa kalojmë nëpër këtë kohë pikëllimi për humbjen e një artisti kaq frymëzues dhe njeriu të mirë”, thuhet mes të tjerash në postimin e lartpërmendur.

Të afërmit nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me shkakun e vdekjes së artistit, emri i vërtetë i të cilit ishte Marvin Lee Aday, edhe pse dihet që ai kishte probleme kronike të shkaktuara nga astma dhe një çrregullim të ritmit të zemrës.

I njohur në vitet 1970 për cilësitë e tij vokale dhe skenike, Meat Loaf arriti sukses në mbarë botën në vitin 1977, falë këngëve “Paradise by the Dashboard Light” dhe “Two Out of Three Ain” në albumin e tij “Bat out of Hell”, duke shitur mbi 43 milionë kopje.

Pas suksesit komercial të “Bat Out of Hell” dhe “Bat Out of Hell II: Back Into Hell”, këngëtari i famshëm fitoi edhe një çmim “Grammy” në vitin 1994 për performancën më të mirë vokale solo “rock” me këngën “I'd Do Anything for Love (But I Won't Do That)”.

I lindur në Teksas, Meat Loaf bëri emër edhe në kinematografi me rolet e tij në muzikalin “The Rocky Horror Picture Show” (1975) ose në filmin “Fight Club” (1999) të David Fincher.



Lajme të ngjashme