Ndërron jetë pianisti francez, admiruesi i turqve, Stephane Blet

Sipas informacioneve të marra nga familjarët e muzikantit, Blet ka rënë nga ballkoni i një shtëpie në Gjenevë më 7 janar dhe ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

1760109
Ndërron jetë pianisti francez, admiruesi i turqve, Stephane Blet

Në Gjenevë të Zvicrës ka ndërruar jetë pianisti francez, Stephane Blet.

Sipas informacioneve të marra nga familjarët e muzikantit, Blet ka rënë nga ballkoni i një shtëpie në Gjenevë më 7 janar dhe ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Një i afërm i pianistit deklaroi se disa u përpoqën ta tregonin vdekjen e Bletit si një vetëvrasje, por se ai ishte i shëndoshë dhe mbrëmjen e vdekjes planifikonte të bënte video drejtpërdrejt në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Pianisti i njohur do të merrte pjesë në aktivitetin “Rapsodi Turko-Osmane” që do të organizohej më 15 mars në Qendrën Kulturore të Ataturkut (AKM).

Blet jetonte në Turqi që nga viti 2016. Në vitin 2018 ai kishte dhënë koncerte në mbështetje të ushtrisë turke gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë. Një vit pas këtij operacioni pianisti kishte bërë kallëzim penal duke thënë se ai ishte kërcënuar me vdekje nga organizata terroriste PKK.

Kush është Stephane Blet?

I lindur në Paris në vitin 1969 Blet filloi të luante piano në moshë të re. Ai shkoi në Nju-Jork pasi pianisti klasik amerikan, Byron Janis, zbuloi talentin e tij, ku atje u bë asistent i një tjetër pianistit si Vladimir Horowitz.

Albumin e parë pianisti francez e nxori në moshën 15-vjeçare dhe në vitin 1986 filloi të jepte koncerte ndërkombëtare.

Blet ka rreth 500 kompozime, 15 rapsodi osmane dhe 44 disqe. Në vitin 1996 atij  iu dha një medalje shtetërore për punën e tij të veçantë lidhur me muzikën popullore turke.

Ai e përshkruante veten si një “admirues i turqve” dhe njihej me mbështetjen e tij për Palestinën dhe myslimanët.



Lajme të ngjashme