Në Shqipëri u promovua libri i aktorit Ercan Kesal, i cili u përkthye në shqip

Në ditën e fundit të aktivitetit kulturor u bë promovimi i librit të aktorit Ercan Kesal, i cili u përkthye në shqip dhe shfaqja e filmit "Kandidati për Kryetar" (Nasipse Adayız).

1739582
Në Shqipëri u promovua libri i aktorit Ercan Kesal, i cili u përkthye në shqip

Në Shqipëri përfundoi “Java e Filmit Turk”, organizuar nga Instituti “Yunus Emre”.

Në ditën e fundit të aktivitetit kulturor u bë promovimi i librit të aktorit Ercan Kesal, i cili u përkthye në shqip dhe shfaqja e filmit "Kandidati për Kryetar" (Nasipse Adayız).

Në aktivitetin e organizuar nga Instituti "Yunus Emre" në Tiranë në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese "Fan Noli" ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, studiues, shkrimtarë, artdashës, nxënës dhe studentë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, duke folur për aktorin Kesal tha se ai është një njeri shumë i madh i artit dhe kulturës turke, duke shtuar se “ishte personi i duhur për të bërë mbylljen madhështore të këtij aktiviteti”.

Në kuadër të “Javës së Filmit Turk”, që filloi më 22 nëntor u shfaqën filmat “Mrekullia në qelinë numër 7”, “Kampion për ne”, “Rafadan Tayfa, Aventurat e Dehliz”, Amnisti dhe "Kandidati për Kryetar".

 



Lajme të ngjashme