Abdulrazak Gurnah fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2021

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 iu dha shkrimtarit tanzanian, Abdulrazak Gurnah.

1716478
Abdulrazak Gurnah fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2021
Abdulrazak Gurnah Nobel Edebiyat Ödülü.jpg

Siç bën të ditur Akademia Suedeze, ai u shpall laureat i Nobel në Letërsi “për depërtimin e tij pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve, në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”.

Abdulrazak Gurnah, i lindur në Zanzibar në 1948, jeton në Britaninë e Madhe, ku jep mësim në Universitetin e Kentit.

Puna e tij përfshin 10 vepra, përfshi këtu edhe romanin e titulluar “Parajsa”, i cili u përzgjodh si për çmimin “Booker” ashtu edhe për çmimin “Whitbread” në vitin 1994.

Akademia Suedeze citoi “përkushtimin e tij ndaj së vërtetës”.

“Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe hapin shikimin tonë në një Afrikë Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë vende të tjera”, theksoi juria.

Në 113 vite histori, Çmimi Nobel në Letërsi u është dhënë gjithsej 117 njerëzve deri më tani. Teksa në kategoritë e tjera të Nobelit çmimi ndahet nga dy ose më shumë persona duke qenë se bashkëpunimet janë më të mëdha në këto sfera, ndarjet e këtilla të çmimeve në Letërsi kanë ndodhur vetëm 4 herë për shkak të vetë natyrës së mjeshtërisë së letrave.

Këngëtari i famshëm amerikan, Bob Dylan, e fitoi Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2016 “për krijimin e frazave të reja poetike brenda traditës madhështore të këngës amerikane”.

Vlen të rikujtojmë se disa laureatë të rëndësishëm të Çmimit Nobel në Letëri janë gjithashtu (shkrimtari turk) Orhan Pamuk - 2006, Gabriel Garcia Marquez - 1982, Jean-Paul Sartre - 1964, John Steinbeck - 1962, Albert Camus - 1957, Ernest Hemingway - 1954 dhe Winston Churchill - 1953.



Lajme të ngjashme