Në Shqipëri zhvillohen aktivitete në kuadër të 700-vjetorit të vdekjes së Yunus Emre

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për 700-vjetorin e vdekjes së dijetarit me famë botërore, Yunus Emre, instituti turk që mban emrin e tij "Yunus Emre" Shkodër organizoi në fillim të këtij muaji disa aktivitete artistike dhe kulturore.

1703844
Në Shqipëri zhvillohen aktivitete në kuadër të 700-vjetorit të vdekjes së Yunus Emre
Arnavutluk_Yunus Emre_700.Anma Yılı_program_25.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_700.Anma Yılı_program_10.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_700.Anma Yılı_program_21.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_700.Anma Yılı_program_20.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_700.Anma Yılı_program_11.jpg
Arnavutluk_Yunus Emre_700.Anma Yılı_program_12.jpg

Meloditë dhe thëniet e Yunus Emresë në qytetin e Shkodrës

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për 700-vjetorin e vdekjes së dijetarit me famë botërore, Yunus Emre, instituti turk që mban emrin e tij "Yunus Emre" Shkodër organizoi në fillim të këtij muaji disa aktivitete artistike dhe kulturore.

 

Në Koplik të bashkisë së Malësisë të Madhe, u zhvillua hapja e ekspozitës me 17 vepra me thënie të mençura nga Yunus Emre, të cilat janë mjaft të vlefshme edhe në ditët e sotme.

Mesazhet njerëzore dhe universale të Yunus Emresë, "Të duam e të duhemi"

të përkthyera në shqip dhe të aplikuara me kaligrafi në sfonde Ebru, u transmetuan edhe në turqisht.

Drejtori i institutit turk “Yunus Emre” në Shkodër, Zafer Kiyici tha se në gjithë botën po zhvillohen aktivitete të shumta në ndër të poetit të njohur turk. "... Me rastin e 700 vjetorit të vdekjes së personalitetit të nderuar Yunus Emre, me të cilin është emërtuar edhe instituti ynë UNESCO, shpalli vitin 2021 si vitin Yunus Emre. Në 700 vjetorin e vdekjes së tij e përkujtojmë Yunus Emrenë me mëshirë dhe mirënjohje. Në kuadër të vitit Yunus Emre dhe turqishtes organizohen shumë aktivitete në vendin tonë, pra në Turqi dhe mbarë botën me temën "Yunusi ynë dhe turqishtja gjuhë botërore", duke përkujtuar kështu Yunus Emrenë në 700 vjetorin e vdekjes së tij. Në këtë kuadër si institut i Yunus Emre në Shkodër organizojmë aktivitetin e parë të këtij kalvari aktivitetesh duke filluar me Malësinë e Madhe ku prezantohen 17 vepra me fjalët e Yunus Emresë. Dua të falënderoj artistin Bekim Ndrukaj, që krijoi këto vepra. Gjithashtu shpreh mirënjohjen për prefekten e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, e cila bëri një përpjekje të madhe për të sjellë ekspozitën te ju së bashku me kryetarin e bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, i cili nuk na e kurseu mikpritjen e tij. Ne do të donim të ishim mysafirët tuaj me aktivitete nga më të ndryshmet duke lidhur kështu bashkëpunimin tonë me kryesinë e nderuar të bashkisë suaj në të ardhmen. Ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë ekspozitë të vlefshme...", u shpreh Kiyici.

I pranishëm nënkryetari i bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj u shpreh se organizimi i këtyre aktiviteteve kulturore i shërben dy popujve miq shqiptare-turke... "...Shërbimi i kulturave dhe në këtë rast i kulturës turke nëpërmjet poetit Yunus Emre dhe në mënyrë të veçantë organizimi nëpërmjet institutit të ngritur me temë Yunus Emre, besoj që nuk do mbesin vetëm në kuadrin e këtij aktiviteti të sotëm, por do të jetë në vazhdimësi duke shkëmbyer jo vetëm kulturat turke në Malësinë e Madhe, por edhe kulturat e Malësisë së Madhe në Turqi, pasi edhe ne kemi poetë dhe shkrimtarë të njohur, të cilët kanë vlera jo vetëm lokale por edhe rajonale, kombëtare pse jo dhe ndërkombëtare. Bashkia e ka mirëpritur aktivitetin, ka hapur dyert e saj dhe jam i bindur që edhe në të ardhmen do hapin dyert e saj për aktivitete të tjera kulturore dhe më gjerë, në shkëmbimin e përvojave të mira që ne kemi mes dy vendeve, pse jo dhe mes rajoneve të Shkodrës me rajonet e Turqisë dhe në rastin konkret të bashkisë së Malësisë së Madhe me bashkitë e Turqisë...", ka theksuar Ndrecaj.

Ekspozita e realizuar në oborrin e shkollës "Abdyl Bajraktari" u ndoq me shumë interes nga mësues, prindër dhe qytetarë të zonës.

Aktiviteti u mundësua nga bashkëpunimi i Prefekturës Shkodër dhe Bashkisë Malësi e Madhe.

Po në kuadër të 700 vjetorit të vdekjes së poetit të madh turk, instituti "Yunus Emre" në bashkëpunim më bashkinë e Shkodrës organizoi aktivitetin artistik dhe kulturor me pjesëmarrjen e qytetarëve të Shkodrës, por edhe të autoriteteve vendore, të titulluar "Paqe e dashuri për të gjithë". Në këtë aktivitet morën pjesë shumë artistë të Turqisë, të cilët interpretuan këngë dhe muzikë tradicionale turke, punime me Ebru, shfaqje teatrale për fëmijë etj. Një nga shfaqjet e domosdoshme të teatrit tradicional turk, Karagöz-Hacivat dhe shfaqjet e kukullave u interpretuan nga Abdülaziz Öktem dhe Faruk Karagül.

Poeti i botës turke, i cili kombinon himnet e Yunus Emres me muzikën e Azisë Qendrore, u shoqërua nga artisti i institutit turk “Yunus Emre”, Alper Tuna, i cili përzien këngët popullore anadollake me këngët popullore ballkanike , dhe paraqiti një festë unike muzikore për të gjithë të pranishmit.

Krahas këtyre veprimtarive u prezantua edhe ekspozita "Të duam e të duhemi" me përmbajtje thënie të poetit të njohur, Yunus Emre.

Qëllimi i projektit, i cili bashkon elementët e kulturës dhe artit turk me popujt e ndryshëm rajonalë në vendet e Ballkanit përmes shfaqjeve skenike, është të pasqyrojë pikëpamjen përqafuese të Yunus Emre, emrin dhe shpirtin e të cilit ai përfaqëson, për të përforcuar dialogun ndërkulturor në gjeografi me një histori të përbashkët, dhe për të pasqyruar kuptimin dhe rëndësinë e vitit. Një aktivitet i tillë u mbajt edhe në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Më pas ekipi i projektit pas Malit të Zi dhe Shqipërisë do të vazhdojë aktivitetet e saj në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari dhe Rumani.

Kujtojmë se, Yunus Emre është një prej personaliteteve më të rëndësishëm në Turqi, por edhe i njohur ndërkombëtarisht për poezitë e tij.

Yunus Emre me parimin e humanizmit botëror, vlerave të përbashkëta njerëzore dhe përçimit të dashurisë njerëzore e natyrore është skalitur në histori si një nga figurat më të rëndësishme të humanizmit dhe artit.

Në kuadër të 700 vjetorit të vdekjes UNESCO ka shpallur vitin 2021 si “Viti Yunus Emre” në të gjithë botën.

Nga ana tjetër, bashkia Shkodër ka nënshkruar protokollin e bashkëpunimit me institutin "Yunur Emre", Shkodër.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe Zafer Kiyici, drejtor i institutit "Yunus Emre".

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi me qëllim zhvillimin e aktiviteteve kulturore, promovimin e gjuhës, historisë, mësimdhënies në fusha të ndryshme si dhe rritjen e shkëmbimit kulturor dhe fuqizimin e miqësisë.

Në zbatim të marrëveshjes, synohet organizimi i aktiviteteve promovuese, në fushën e artit, kulturës, trashëgimisë kulturore, të gjuhës turke, historisë, turizmit dhe promovimin e territorit të Bashkisë Shkodër, sipas një kalendarit të bashkëndarë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme