Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren

Ministria e Zhvillimit Rajonal e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një Qendre Kulturore Turke.

1672530
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren

Në ceremoninë e organizuar në komunë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për projektin në Prizren, morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka, kryebashkiaku i Prizrenit Mytaher Haskuka, deputetët Fidan Brina Jilta dhe Enis Kervan, si dhe zyrtarë të tjerë.

Në deklaratën e tij për gazetarët, ministri Damka tha se pas hyrjes në funksion, në Qendrën Kulturore Turke në Prizren do të organizohen aktivitete për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë qytet, duke shprehur bindjen se projekti do të kontribuojë në zhvillimin e përbërjes multikulturore të Prizrenit.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për fillimin e një projekti që, siç tha ai, komuniteti turk që jeton në Kosovë e ka pritur për një kohë të gjatë.

“Si ministri, sot vendosëm nënshkrimin për ta mbështetur këtë projekt këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Unë besoj se i gjithë procesi do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne do t’i hedhim themelet e këtij projekti sa më parë”, tha Damka.

Ndërkaq, Haskuka tha se qendra në Prizren, i cili njihet si qytet kulturor, do të kontribuojë në zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

“Prizreni është qytet ku jetojnë shumë komunitete dhe kemi një bashkëjetesë të mirëfilltë. Përveç kësaj qendre, do të pasurohet edhe me një qendër tjetër kulturore, e cila me siguri do të përdoret nga të gjithë. Tash do të jemi, pas disa javësh, edhe në funksionalizimin e Qendrës Kulturore Boshnjake dhe pas asaj, e kemi edhe Qendrën Kulturore Turke, dhe me njëfarë aspekti, po kompletohen institucionet kulturore në Komunën e Prizrenit”, tha Haskuka.

Qendra Kulturore Turke, e cila do të financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Prizrenit, pritet të kushtojë rreth 1 milion euro.bal (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme