Interesim i madh ndaj serialeve turke në Rusi
Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” ka publikuar një analizë mbi interesimin e qytetarëve ndaj serialeve turke.

Rusia renditet në krye të vendeve ku ndiqen më së shumti serialet turke.
Seriali i TRT-së “Ertugrul”, i cili ka thyer rekorde shikueshmërie në botë, po ndiqet me një interes të madh veçanërisht nga myslimanët e Rusisë. Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” ka publikuar një analizë mbi interesimin e qytetarëve ndaj serialeve turke.
Artikulli mban titullin “Shekulli i mrekullueshëm i serialeve turke” dhe flet me lëvdata për suksesin që kanë arritur në mbarë botën prodhimet e kinematografisë turke.
“Turqit realizojnë projekte që fitojnë çmime Emmy”, thotë agjencia “Ria Novosti” në lajmin e saj dhe ndan me lexuesin informacion të shkurtër lidhur me serialet turke që transmetohen në Rusi dhe në botë.
Me prodhimin e serialeve vitet e fundit Turqia është ngjitur në vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në tregun e industrisë kulturore, nënvizon agjencia ruse dhe bën këtë vlerësim: “Karakteristika më e madhe që i dallon serialet turke nga prodhimet perëndimore është se ato përmbajnë elementë konservatorë”.
Në shikueshmërinë e serialeve ka ndikuar edhe imazhi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
Serialet turke shfaqen në më shumë se 100 vende të botës dhe kontributi i tyre në ekonominë turke llogaritet rreth 500 milionë dollarë.
Sipas lajmit të agjencisë ruse paralelisht me këtë interesim në rritje, një vëmendje më të madhe serialeve turke u kanë kushtuar edhe platformat ndërkombëtare të prodhimit të serialeve dhe filmave.