A e dini se mund të gjeni më shumë se 150 mijë receta të kuzhinës turke në nëntë gjuhë të ndryshme?

Banu Atabay, e cila ka vizituar të gjithë Turqinë për 25 vjet dhe ka studiuar kuzhinën turke, e që është një nga kuzhinat më të mëdha dhe më të pasura në botë, poston recetat e ushqimeve nga këto studime në faqen e internetit "lezzetler.com".

1565765
A e dini se mund të gjeni më shumë se 150 mijë receta të kuzhinës turke në nëntë gjuhë të ndryshme?

A e dini se mund të gjeni më shumë se 150 mijë receta të kuzhinës turke në nëntë gjuhë të ndryshme?

Banu Atabay, e cila ka vizituar të gjithë Turqinë për 25 vjet dhe ka studiuar kuzhinën turke, e që është një nga kuzhinat më të mëdha dhe më të pasura në botë, poston intervistat, artikujt dhe recetat e ushqimeve nga këto studime në faqen e internetit "lezzetler.com". Atabay së pari i provon recetat vendore dhe të përgjithshme që studion pastaj, nëse i gjen të përshtatshme, i boton ato me shpjegim më të thjeshtë.

Ajo në faqen e saj të internetit të  përgatitur plotësisht me përpjekje individuale, boton më shumë se 150.000 receta. Përveç turqishtes, recetat mund të gjenden edhe në gjuhë të botës si në turqishte azerbajxhanase, anglisht, arabisht, gjermanisht, rusisht, italisht, spanjisht dhe frëngjisht. Në këtë mënyrë, njerëzit nga e gjithë bota mund të njohin më afër kulturën ushqimore turke dhe të shijojnë këto pjata të shijshme në tryezat e tyre.



Lajme të ngjashme