Ilham Aliyev fitues i "Çmimit të Ringjalljes Botërore Turke të 19 Majit"

Fondacioni i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Botës Turke (TURKSAV) ka vendosur që "Çmimi i Ringjalljes Botërore Turke i 19 Majit" t'i jepet Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev këtë vit.

1556979

Sipas një deklarate me shkrim nga TURKSAV, Kryetari i Fondacionit Yahya Akengin bëri të ditur se për 25 vjet organizuan aktivitete në lidhje me botën turke.

Akengin theksoi se lëvizja e ringjalljes e botës turke e iniciuar nga Gazi Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës së Turqisë, në Anadoll më 19 maj 1919, ende po vazhdon kundër imperializmit pushtues nën udhëheqjen e liderëve të botës turke në stepat e Azisë Qendrore dhe luginat e Kaukazit.

Duke vënë theksin në fitoren e Azerbajxhanit vitin e kaluar, Akengin tha: “Në vitin 2020, turqit e Azerbajxhanit korrën fitore nën udhëheqjen e Presidentit Ilham Aliyev me mbështetjen e ngushtë të Republikës së Turqisë, por edhe suksesin e përbashkët të botës turke kundër mendësive perandorake pushtuese. Unë do të doja të shprehja në emër të Bordit Drejtues se kemi nderin t'i japim këtë çmim z. Ilham Aliyev, i cili ishte pionier i kësaj lufte”.

Lajme të ngjashme