“Qyteti i gladiatorëve” përballet me fluks të madh turistësh
Vizitorët tregojnë një interes të madh ndaj qytetit antik Stratonikea, i cili ndodhet në nënprefekturën Jataan (Yatağan) të Mullës (Muğla) dhe që njihet ndryshe edhe si “Qyteti i gladiatorëve”.
1528464

Vizitorët tregojnë një interes të madh ndaj qytetit antik Stratonikea, i cili ndodhet në nënprefekturën Jataan (Yatağan) të Mullës (Muğla) dhe që njihet ndryshe edhe si “Qyteti i gladiatorëve”.
Përgjatë historisë qyteti antik Stratonikea ka mirëpritur shumë qytetërime, kurse në 5 muajt e fundit qytetin e kanë vizituar 40.000 turistë.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) këtë vit qyteti i hapi dyert për vizitorët më 15 qershor. Një numër i madh turistësh të huaj që kanë ardhur për pushime në Muğla, kryesisht nga Anglia, Rusia, Polonia dhe Gjermania, kanë shprehur interes dhe e kanë vizituar qytetin antik.
Madje ka edhe vizitorë që vijnë me paketa speciale 4-5 vetë nga jashtë shtetit për të shëtitur “Qytetin e gladiatorëve”.