TRT sjell në ekran serialin e ri “Zgjimi – Selxhuku i Madh”

Më 28 shtator Radiotelevizioni i Turqisë (TRT) do të shfaqë episodin e parë të serialit të ri me titull “Zgjimi – Selxhuku i Madh”, i cili do t’i njohë shikuesit këtë me Perandorinë Selxhuke.

1488438
TRT sjell në ekran serialin e ri “Zgjimi – Selxhuku i Madh”

Sipas një komunikate të TRT-së emri i prodhimit të ri u bë publik në provimin e dytë, pas interesimit të madh që ngjalli videoja e parë prezantuese, publikuar javët e kaluara, por pa emër.

TRT1 po përgatitet ta hapë sezonin e ri me seriale ambicioze që pritet të bëjnë sërish bujë dhe në datën 28 shtator, ditë e hënë, do të sjellë në ekran për shikuesit pjesën e parë të prodhimit gjigand “Zgjimi – Selxhuku i Madh” [Uyanış: Büyük Selçuklu], i cili do të tregojë historinë e “një epoke ku ka shkëlqyer shpata e ka ndriçuar lapsi”.

Me këtë serial të ri TRT-ja u shton edhe një prodhim tjetër të fuqishëm serialeve të mëparshme historike si: “Filinta”, “Zgjimi – Erturull”, “Kryeqyteti - Abdylhamit” dhe “Ja vdekje, ja liri”, të cilët kanë qenë shumë të suksesshëm si brenda dhe jashtë vendit dhe janë pëlqyer shumë nga audienca.

Edhe seriali i ri dallohet për kastën e aktorëve, kostumet, ambientet historike dhe subjektin.



Lajme të ngjashme