A e dini se Hatay në Turqi mban titullin “Qyteti i Gastronomisë” së UNESCO-s?

Në qytetin Hatay, që ka një akumulim historik 8 mijë vjeçar, çdo shumëllojshmëri civilizimi dhe besimi fetar, ka bërë që të shfaqet një kulturë gatimi autentike e këtij rajoni.

1478243
A e dini se Hatay në Turqi mban titullin “Qyteti i Gastronomisë” së UNESCO-s?

A e dini se Hatay është shpallur nga UNESCO si “Qyteti i Gastronomisë”?

Në qytetin Hatay, që ka një akumulim historik 8-mijë vjeçar, çdo shumëllojshmëri civilizimi dhe besimi fetar, ka bërë që të shfaqet një kulturë gatimi autentike e këtij rajoni. Hatay ndodhet mbi Rrugën Historike të Erëzave dhe Rrugën e Mëndafshit dhe njëkohësisht është porta që hapet në Mesopotami dhe Lindjen e Mesme. Së bashku me këtë, kultura e pasur e kuzhinës së këtij qyteti, pajisjet dhe mjetet që përdoren prej qindra vitesh në kuzhinë dhe recetat e këtij rajoni kanë mbërritur deri në ditët tona duke u përcjellë brez pas brezi.    

Hatay është një qytet me klimë mesdhetare dhe zotëron petkun bimor të Mesdheut. Për këtë arsye ky qytet ka një kuzhinë mesdhetare tipike, ku përdoren perime të freskëta, vaj ulliri, bishtajore dhe drithëra... Kurse veçoria më e rëndësishme që e dallon atë nga kuzhinat e tjera është përdorimi i shumëllojshëm i erëzave në gatime... Vizitorët që shijojnë gatimet e përgatitura me mënyra tradicionale, krahas pasurive historike dhe natyrore të Hatayit, nuk mund të harrojnë edhe kulturën e kuzhinës së këtij qyteti.

Në muajin qershor të vitit 2017, Hatay aplikoi në kategorinë e gastronomisë së rrjetit të Qyteteve Kreative të UNESCO-s dhe prej datës 1 nëntor 2017 Hatay zotëron titullin “Qyteti i Gastronomisë” i UNESCO-s... E thënë ndryshe, Hatayi njihet zyrtarisht (certifikuar) në fushën ndërkombëtare me kulturën e pasur të kuzhinës.

 


Lajme të ngjashme