A e dini se muzeu i parë dhe i vetëm i shahut ndodhet në Ankara?

Shahu që në botë cilësohet si “loja e mbretit” ose “mbreti i lojës”, promovohet në një ambient muzeu të veçantë në kryeqytetin Ankara të Turqisë.

1436677
A e dini se muzeu i parë dhe i vetëm i shahut ndodhet në Ankara?

A e dini se muzeu i parë dhe i vetëm i shahut ndodhet në Ankara?

Shahu që në botë cilësohet si “loja e mbretit” ose “mbreti i lojës”, promovohet në një ambient muzeu të veçantë në kryeqytetin Ankara të Turqisë. Në këtë vend që zotëron veçorinë e muzeut të parë të shahut të Turqisë, gurët e shahut ekspozohen në 4 tema kryesore. 

Muzeu i shahut i themeluar nga koleksionisti Akın Gökyay është një shtëpi e vjetër tradicionale e Ankarasë që është restauruar dhe ndodhet në Kalanë e Ankarasë. Në gurët e shahut në muze, të cilat Gökyay filloi t’i mbledhë duke filluar nga viti 1975, shihen qytetërimet e ndryshme, lufta dhe paqja si dhe tema të kulturës së shumëllojshme.

Gurët e shahut në koleksion, që në vitin 2012 hynë në Librin e Rekordeve Guinness, janë siguruar nga më shumë se 100 vende nga Madagaskari në Bolivi, nga Franca në Kazakistan e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Rusi. Koleksioni që sot ka arritur në 710 kuti shahu, zotëron edhe figura tematike për fëmijët si Harry Potter, Asteriks dhe Smurfs (pufi).

Në muze zhvillohen aktivitete të shumta kulturore si bashkëbisedime, intervista e dëgjime muzikore.

 


Lajme të ngjashme