Turqia organizon Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Migracionin

Nuri Bilge Ceylan do të jetë kryetari i jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Migracionin që do të organizohet midis datave 14 dhe 21 qershor nga Drejtoria e Përgjithshme të Administrimit të Migracionit.

1430681
Turqia organizon Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Migracionin

Nuri Bilge Ceylan do të jetë kryetari i jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Migracionin që do të organizohet midis datave 14 dhe 21 qershor nga Drejtoria e Përgjithshme të Administrimit të Migracionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe nën patronazhin e Presidencës.

Në festival do të shfaqen më shumë se 50 filma dhe do të marrin pjesë shumë kineastë vendas dhe të huaj, gazetarë, akademikë, kritikë dhe përfaqësues nga OJQ-të.

Paraqitja e filmave do të realizohen në të njëjtën mënyrë si në një festival normal duke shpallur paraprakisht kalendarin e shfaqjes së filmave.

Emrat më të njohur të sektorit nga kinematografia turke dhe ndërkombëtare do të jenë pjesë e jurisë, e cila do të mblidhet për përcaktuar filmin dhe skenarin më të mirë.

Emra të famshëm nga të katër anët e botës do të ndajnë përvojat e tyre me shikuesit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Migracionin.

Punëtori, panelet dhe kurse ‘masterclass’ janë disa nga aktivitet që do të organizohen me pjesëmarrjen e aktorëve, regjisorëve dhe profesionistëve nga sektori, por pjesëmarrja e artdashësve në këto aktivitet do të jetë e kufizuar në numër. 

Filmat e vlerësuar me çmim në festivalet e rëndësishme që janë mbajtur 5 vitet e fundit në botë dhe Turqi do të konkurrojnë në kategoritë "Filmi ndërkombëtar me metrazh të gjatë” dhe “Filmi ndërkombëtar me metrazh të shkurtër”.

Në fund të festivalit, fituesi i çmimit për “Filmin më të mirë ndërkombëtar me metrazh të gjatë” do të marrë edhe shpërblimin 15 mijë euro, kurse fituesit e çmimeve “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” dhe “Skenari frymëzues” do të marrin nga 5 mijë euro secili. 

Ndërkaq fituesit të një konkursi tjetër për filmin me metrazh të shkurtër, që do të organizohet në kuadër të festivalit me emrin "E njëjta anije" (Same Boat), do t’i jepet çmimi 1.000 euro.

 


Lajme të ngjashme