Flamuri turk pasqyrohet në alpet e Zvicrës

Në Malin Matterhorn, një nga majat më të larta të alpeve të Zvicrës dhe Evropës, u pasqyrua flamuri turk, me qëllim të mbështetjes në luftën kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

1405374

Ata që e panë u mahnitën nga flamuri me yll e hënë të pasqyruar në malin me famë botërore dhe një lartësi 4 mijë e 478 të lartë në kufirin e këtij vendi me Italinë.

Në deklaratën e bërë nga Zyra e Turizmit Zermatt bëhet e ditur se me qëllim të mbështetjes së vendeve në luftën kundër koronavirusit, flamuri turk u pasqyrua në malin në fjalë.

Pamja mahnitëse e flamurit turk në majën e alpeve të Zvicrës për një kohë të shkurtër u kthye në fotografinë më të përdorur nga ana e turqve në median sociale.

Në komentet e bëra në median sociale u falënderuan autoritet zvicerane për këtë gjest.

Në Malin Matterhorn, në ditë të ndryshme pasqyrohen flamurë të ndryshëm për të treguar mbështetjen në luftën kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

Lajme të ngjashme