Gjermani - Rritet numri i xhamive që këndojnë ezanin me altoparlant

Me qëllim ngritjen e moralit të myslimanëve për shkak të epidemisë dhe me lejen e veçantë të autoriteteve lokale për herë të parë ezani është kënduar me altoparlant nga 13 xhami në qytetin gjerman Wuppertal.

1393150
Gjermani - Rritet numri i xhamive që këndojnë ezanin me altoparlant

Me qëllim rritjen e moralit të myslimanëve për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe me lejen e veçantë të autoriteteve lokale për herë të parë ezani është kënduar me altoparlant nga 13 xhami (prej të cilave 8 janë të komunitetit turk) në qytetin gjerman Wuppertal.

Imami i “Xhamisë Qendrore” 29-vjeçare të DITIB [Bashkësia Islame Turke për Çështjet Fetare në Gjermani] në Wuppertal - Mustafa Akkaya, imami i xhamisë 25-vjeçare “Mimar Sinan” të DITIB-it në Wojciechnel - Hassan Hussein Shen dhe imami i xhamisë “Alperen” të Federatës Turke në Elberfeld – Kemal Yavuz e kënduan për herë të parë ezanin me altoparlant.

Praktika e këndimit të thirrjes [ezanit] përmes altoparlantit në xhamitë e qyteteve, ku jetojnë kryesisht turq dhe myslimanë, do të vazhdojë deri më 19 prill.

Ezani i xhumasë dhe akshamit është kënduar edhe më herët nga altoparlanti në rreth 100 xhami në shumë qytete të Gjermanisë sipas vendimeve të marra nga autoritetet lokale.

Shërbimet e adhurimit kolektiv në xhami dhe faltoret e tjera ishin ndërprerë për një farë kohe në Gjermani për shkak të epidemisë së koronavirusit (Covid-19).



Lajme të ngjashme