Opera “Gobeklitepe” mbajti premierën botërore në Ankara

Të mërkurën artdashësit ndoqën me një interes te madh premierën botërore të operës “Göbeklitepe”, një nga projektet më ambicioze të Trupës së Operës dhe Baletit Shtetëror të Ankarasë për sezonin e ri.

1363303
Opera “Gobeklitepe” mbajti premierën botërore në Ankara
göbeklitepe operası 1.jpg
göbeklitepe operası.jpg

Të mërkurën artdashësit ndoqën me një interes te madh premierën botërore të operës “Göbeklitepe”, një nga projektet më ambicioze të Trupës së Operës dhe Baletit Shtetëror të Ankarasë për sezonin e ri.

Në premierën botërore të operës morën pjesë ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank dhe një numër i madh i të ftuarve.

Ideatori dhe drejtori artistik i operës “Göbeklitepe” është tenori i famshëm Murat Karahan, i cili njëherësh është edhe drejtori i përgjithshëm i Operës dhe Baletit Shtetëror; kompozitor Can Atilla, libretistë janë Burcu Kılınç Kızıltepe dhe Hacer Buyruk; regjisor Gürçül Çeliktaş dhe koreograf është Volkan Ersoy. Vepra u shfaq para artdashësve me një shfaqje të shkëlqyer dhe me një gërshetim të mrekullueshëm të operës dhe baletit.

Opera “Göbeklitepe” me 200 artistët e saj që interpretuan njëkohësisht me orkestrën, korin dhe baletin, u duartrokit në këmbë nga mijëra spektatorë, të cilët ndoqën një natë vizualisht të paharrueshme.

Ministri Ersoy në fund të shfaqjes u ngjit në skenë dhe uroi artistët.

Roli i Avva u interpretua nga Seda Ayazlı, Aba nga Ferda Yetişer, Taru nga Emre Akkuş dhe Agam nga Şafak Güç.

Solistët e baletit Tan Sağtürk, Mine Izgi dhe Umutcan Arzuman morën duartrokitje të mëdha për performancën e tyre të suksesshme.

Shefi i orkestrës, kompozitori Tolga Taviş përshëndeti të ftuarit e shumtë përfshirë zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit Üzgül Özkan Yavuz, drejtori ne përgjithshëm të Teatrove të Shtetit Mustafa Kurt, kryekëshilltarin e Presidentit Fecir Alptekin, ambasadorë të vendeve të huaja, politikanë dhe artistë.

Opera “Göbeklitepe” do të vazhdojë të vihet në skenat brenda dhe jashtë vendit në mars dhe prill.



Lajme të ngjashme