Zhvillohet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar i Librit, mori pjesë edhe “Yunus Emre"

Në edicionin e 22-të të Panairit të Librit "Tirana 2019", që u organizua ndërmjet datave 13-17 nëntor dhe ku shtëpitë botuese prezantuan botimet e tyre mori pjesë edhe instituti turk "Yunus Emre" Tiranë.

Zhvillohet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar i Librit, mori pjesë edhe “Yunus Emre"
Tiran Kitap Fuarı 2019_3_Yunus Emre.jpg
Balkanlar-da Türk Edebiyatın İzleri_1_B.Elçi.jpg
Balkanlar-da Türk Edebiyatın İzleri_3.jpg
Ercan Kesal_Maarif_Okulu Arnavutluk.jpg
Tiran Kitap Fuarı 2019_7.jpg
Tiran Kitap Fuarı 2019_6_Yunus Emre_Ercan Kesal.jpg

Panairi i Librit në Tiranë mblodhi rreth 100 shtëpi botuese nga vende të ndryshme të Ballkanit

Në Tiranë u zhvillua edicioni i 22-të i Panairit të Librit "Tirana 2019", ku shtëpitë botuese nga data 13–17 nëntor prezantuan botimet e tyre, ndërsa mori pjesë edhe instituti turk "Yunus Emre" Tiranë.

Ky panair u organizua nën kujdesin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë.

 

Në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së panairit, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, tha se institucioni që ajo drejton duhet të jetë një pol, ku krijohen urat e komunikimit dhe dialogut.

“Është një punë e vështirë, sidomos kur flasim për librin. Besnikët e librit kanë hasur jo pak probleme në këto 22 vjet, ku më duhet të theksoj se përtej problemeve, kemi çuar përpara një rrugëtim që tashmë është kthyer në traditë. Është një rrugëtim për t’u mbështetur, ku Ministria e Kulturës nëpërmjet dialogut do të jetë prezente”, tha Margariti.

Sipas saj, panairi nuk duhet konsideruar vetëm si një vend ku shiten libra.

“Panairi është hapësira e duhur për të ndarë ide, për të krijuar komunikime dhe mbi të gjitha është hapësira ku duhet folur për letërsinë dhe për prioritetet e viteve të ardhshme. Ne kemi bërë jo pak gjatë tetorit të librit në frymën e të kthyerit të librit në një mjet për të komunikuar midis njerëzve, sepse libri është një përcjellës i kulturës, dijes dhe historisë. Unë e shikoj librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz të panjohur me njëri-tjetrin”, u shpreh Margariti.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në fjalën e tij tha se në gjithë rrugëtimin e organizimit të panairit një meritë të veçantë kanë botuesit, autorët dhe përkthyesit.

“Shqipëria është shumë-kulturore, tashmë lexuesi dhe populli shqiptar që nga fëmijët, të rinjtë e të rejat, të moshuarit njohin kulturat më të zhvilluara evropiane, njohin shkrimtarët, filozofët dhe ideologët më të mëdhenj nga vende evropiane dhe gjithë bota”, tha Ymeri.

Sipas tij ka ende shumë probleme për të cilat duhet të punohet bashkërisht. “I bëj ftesë publike Minstrisë së Kulturës të punojmë më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit, sepse korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë. Me librin do të ecim përpara. Rruga e bashkëpunimit është rruga e vetme që ka Shqipëria dhe lexuesi”, shtoi Ymeri.

Ndërsa, instituti turk "Yunus Emre" në Tiranë, në stendën e tij prezantoi botimet e institutit, por edhe materiale promovuese për Turqinë.

Gjithashtu pjesë e stendës së institutit turk ishin edhe botimet e autorëve turq që janë përkthyer në shqip dhe tekste dhe materiale të ndryshme rreth mësimit të gjuhës turke.

Në këtë panair morën pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi. Turqia etj.

Gjatë ditëve të panairit u organizuan edhe aktivitete për promovimin e librave.

Nga ana tjetër, nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre" në Tiranë është organizuarpaneli i diskutimit me temë “Gjurmët e letërsisë turke në Ballkan”, duke mbledhur shkrimtarë dhe studiues nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Në aktivitet ishin të pranishëm ambasadori Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, drejtori i institutit "Yunus Emre" në Tiranë Ömer Osman Demirbaş, shkrimtarë dhe studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe studentë.

Në fjalën e tij, ambasadori turk Yörük tha se letërsia është një fushë shumë e gjerë dhe sipas tij, është e vështirë ta përkufizosh me pak fjalë. 

Ballkani ka ndikuar shumë në letërsinë e sotme moderne të Turqisë. Kur flasim për letërsinë sot është e mundur që të gjej pika të përbashkëta si në Ballkan, ashtu dhe në Turqi, në fushën e letërsisë”, u shpreh Yörük.

Ndërkaq, drejtori i institutit turk "Yunus Emre", Demirbaş, në fjalën e tij përshëndetëse tha se si institut janë duke organizuar disa aktivitete në kuadër të panairit të librit.

“Do të dëgjojmë nga specialistët e fushës për gjurmët e letërsisë turke në Ballkan. Kjo është një temë gjithëpërfshirëse. Letrarët ballkanas dhe turq të ushqyer nga burimi i civilizimit të përbashkët që vjen nga rrënjët e së kaluarës, duhet të kenë ndikuar njëri-tjetrin në shumë përmasa, duke filluar nga format deri te tematikat letrare”, tha Demirbaş.

Poetja dhe përkthyesja nga Maqedonia e Veriut, Seyhan Yakup, foli rreth temës "Romani dhe tregimet në letërsinë turke-maqedonase", ndërsa theksoi se Gadishulli i Ballkanit përbëhet nga troje ku kultura turke ka lindur e është rritur dhe vazhdon të rezistojë.

"Turqit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut e dinë që në këto treva pjesa më e rëndësishme që bën të mundur të arrijmë në ndërgjegjësimin e identitetit tonë, padyshim që i përket botimeve periodike, tregimeve, librave me poezi, pra çdo lloj vepre letrare të botuar në gjuhën turke", tha Yakup.

Nga ana tjetër, kreu i Shtëpisë Botuese “Fan Noli” nga Shqipëria, Rexhep Hida, në fjalën e tij tha se letërsia turke është shumë e vjetër dhe ajo lidhet me historinë e vetë popullit turk. 

Poeti Zeynel Beksaç nga Kosova, duke marrë fjalën në këtë aktivitet, tha se "Ballkanin dhe historinë e Ballkanit është e pamundur të mendosh pa turq".

"Origjina e letërsisë turke në Ballkan, siç thotë edhe Sureyya Yusuf, 'Fillimisht vjen letërsia gojore, vazhdoi të jetonte mes njerëzve pa e prishur atë traditën, madje edhe në mesin e intelektualëve, u vlerësua e mjaftueshme për të mbushur boshllëkun e letërsisë së shkruar në një farë mase'”, tha Beksaç.

Po në kuadër të këtij edicioni kulturor, shkrimtari, aktori dhe regjisori i mirënjohur turk, Ercan Kesal pasi zhvilloi një vizitë në institutin “Yunus Emre” Tiranë, në stendën e qendrës kulturore turke pranë panairit të librit bëri një bisedë të ngrohtë me personelin dhe kursantët e gjuhës turke si dhe hodhi nënshkrimin e tij në librin e nderit. Veç të tjerave, drejtori i institutit, Ömer Osman Demirbaş i dorëzoi atij një dhuratë si kujtim nga Tirana.

Aktori dhe shkrimtari Ercan Kesal, i cili erdhi në Shqipëri si i ftuar i institutit “Yunus Emre” Tiranë, u takua me studentët e Universitetit të “New York”-Tirana.

Këto veprimtari kulturore u organizuan në kuadër të edicionit të 22-të të Panairit të Librit "Tirana 2019".

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme