Kuzhina turke – Qebapi i Adanasë

Një prej gatimeve më të pazëvendësueshme të hapësirës gjeografike të Lindjes së Mesme është qebapi.

Kuzhina turke – Qebapi i Adanasë

Kuzhina turke – Qebapi i Adanasë

Qebapi, që në arabisht do të thotë “i pjekur, i skuqur”, me kuptimin e dhënë në fjalor është mënyra e përgjithshme e gatimit të mishit me ose pa lëng drejtpërsëdrejti në zjarr. Qebapi, që është një gatim i përhapur në vendet e Lindjes dhe Lindjes së Mmesme, është interpretuar ndryshe në kuzhinën turke dhe ka marrë një formë autentike të gatimit. Pavarësisht se pothuajse çdo rreth i Turqisë ka një gatim qebapi, më të njohurit i përkasin rretheve në jug dhe juglindje të Turqisë.

Qebapët që konsumohen në restorante që përgjithësisht në mbarë vendin quhen “qebaptore”, njihen me emrin e qytetit që ata i përkasin. Një prej më të famshmëve është “qebapi i Adanasë”. Ky qebap që është një gatim tradicional i Adanasë, një qytet në jug të Turqisë dhe i gjashti për nga madhësia, mund të haset në pothuajse çdo qebaptore. Ne do të ndajmë sot me ju recetën e “qebapit të Adanasë” duke menduar se mbase keni dëshirë ta përgatisni vetë në shtëpi këtë qebap të famshëm.

 

   

Në fillim le të radhisim përbërësit që na nevojiten për të bërë këtë qebap:

350 gramë mish të grirë viçi

300 gramë mish të grirë qengji

1 thelbi hudhër

2 qepë të thata

1 lugë çaji spec i kuq i bluar (jo imët)

1 lugë çaji piper i zi pluhur

1 lugë gjelle salcë speci të kuq djegës

½ tufe majdanoz

Tani le të përgatisim “qebapin e Adanasë”. Qepët i presim në copa të vogla dhe pasi ti kemi kulluar i hedhim në një tas të madh. Hudhrën e shtypim dhe e përziejmë me qepën. Më pas trazojmë mishin e grirë të viçit dhe qengjit dhe i përziejmë mirë me qepët dhe hudhrën.

Pastaj i shtojmë piperin e kuq, piperin e zi dhe salcën e specit djegës dhe i përziejmë mirë duke e bërë një masë homogjene. Gjysmë tufe majdanoz e presim imët imët dhe ja shtojmë kësaj mase dhe më pas e lëmë harxhin të presë për 2-3 orë në frigorifer.

Lyeni telin e furrës me dhjamë, nëse nuk keni lyeni me gjalpë. Ndizeni furrën në 200 gradë. Harxhin e qebapit shtrijeni në një hell petashuq ose në një hell metalik. Shufrat e hellit radhitini në telin e furrës dhe piqini për afërsisht 20-25 minuta (nëse dëshironi vendosni një tepsi poshtë telit për të mbledhur yndyrën që do të pikojë nga qebapi).

Ju bëftë mirë!       

 


Lajme të ngjashme