A e dini se teatri antik Aspendos që ndodhet në Antalie është teatri antik më i ruajtur në botë?

Teatri antik Aspendos, i ndërtuar në shekullin e 2-të të erës sonë, është një godinë, e cila prej ditës së ndërtimit e këtej është përdorur për qëllime të ndryshme.

A e dini se teatri antik Aspendos që ndodhet në Antalie është teatri antik më i ruajtur në botë?

A e dini se teatri antik Aspendos që ndodhet në Antalie është teatri antik më i ruajtur në botë?

Teatri antik Aspendos, i ndërtuar në shekullin e 2-të të erës sonë, është një godinë, e cila prej ditës së ndërtimit e këtej është përdorur për qëllime të ndryshme. Sipas legjendës arkitekti Zenon për të impresionuar babanë e vajzës që e dashuronte e ndërtoi këtë teatër. Më në fund, falë arkitekturës së shkëlqyer akustike ai ndikoi tek babai i vajzës dhe dasma u mbajt këtu.

Teatri antik i Aspendos sipër ka 21 reshta dhe poshtë 20 reshta për ulje. Që audienca të vendoset më lehtë është ndërtuar një sistem shkalle përhapëse. Në përputhje me protokollin e periudhës, lozhat sipër hyrjeve ishin të rezervuara për familjen e perandorit.

Ky teatër, i cili gjatë periudhës selxhuke u përdor për vendbanim dhe një pjesë e të cilit Sulltani selxhuk, Alaaddin Keykubat e shndërroi në pallat, në ditët e sotme mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit dhe shumë koncerte ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme