Kuzhina turke – Pula çerkeze

Gjellët turke janë ndikuar shumë nga kuzhinat e Azisë Qendrore e deri tek kuzhina e Ballkanit. Kjo filloi me migrimin e turqve nga Azia Qendrore në Anadoll dhe me zgjerimin e Perandorisë Osmane deri në Lindjen e Mesme dhe Ballkan.

Kuzhina turke – Pula çerkeze

Kuzhina turke – Pula çerkeze

Nuk do të jetë gabim nëse themi që kuzhina turke është një nga kuzhinat e rralla në botë. Sepse gjellët turke janë ndikuar shumë nga kuzhinat e Azisë Qendrore e deri tek kuzhina e Ballkanit. Procesi që filloi me migrimin e turqve nga Azia Qendrore në Anadoll dhe me zgjerimin e Perandorisë Osmane deri në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, bëri që shumë shije dhe gjella të ndryshme të shkrihen në një vend. Për këtë arsye, kuzhina turke është shumë e pasur si nga aspekti i përbërësve ashtu edhe për nga metodat e gatimit. Kombet dhe fiset e ndryshme që migruan në territoret e Anadollit me vete sollën edhe kulturat e tyre të ngrënies dhe pirjes dhe kontribuuan në pasurimin e kuzhinës turke. "Pula e gatuar në mënyrë çerkeze”, recetën për gatimin e së cilës do ta ndajmë sot me ju, është një gjellë që çerkezët, një fis kaukazian, sollën në kuzhinën turke. Nëse jeni kurioz për këtë pjatë të shijshme të pulës, e cila zakonisht konsumohet e ftohtë, si meze ose si një vakt paraprak, mund të kalojmë në recetën tonë.

Ashtu si çdoherë fillimisht t’i numërojmë harxhet e nevojshme për gatimin e kësaj gjelle:

Për zierjen e pulës na nevojite:

  • 1 pulë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 karotë
  • 5-6 degë majdanoz
  • 1 kërcell selinoje
  • Pak kripë dhe piper të zi

Për gatimin e “Pulës çerkeze” nevojiten:

  • 250 g thelpinj arre
  • Tuli i 4-5 fetave të bukës së ndenjur
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 lugë e vogël piper të kuq pluhur
  • 2 gota uji lëngë të mishit të pulës

Tani ta gatuajmë gjellën: Fillimisht në një tenxhere të mbushur me ujë, në të cilin kemi hedhur qepën, karotën, majdanozin, selinon, kripën dhe piperin e zi, e ziejmë pulën deri sa të zbutet. Pasi të jetë zier pulën e nxjerrim nga uji dhe pasi të ftohet e pastrojmë nga lëkura dhe kockat dhe mishin e ndajmë me dorë në copëza të vogla. Ndërkohë në havan ose në grirëse të kuzhinës shtypni/grini thelpinjtë e arrave. Pasi ta zbusim në ujin ku kemi zier pulën dhe e shtrydhim tulin e fetave të bukës së ndenjur, atë e shtojmë arrave të shtypura. E përziejmë mirë deri sa të formojmë një përzierje të lëmuar dhe i shtojmë hudhrat e shtypura dhe kripën. Harxhin e hollojmë duke i shtuar 1 ¼ të gotës ujë të mishit të pulës. Mishin që kemi copëtuar me dorë në copa të vogla e vendosim në pjatë për shërbim dhe sipër hedhim salcën e përgatitur me arra dhe e përziejmë mirë. Harxhin e rrafshojmë me lugë dhe sipër hedhim spec të kuq pluhur, e shërbejmë të ftohtë ose të ngrohtë. Ju bëftë mirë.    



Lajme të ngjashme