Turqia, Pakistani dhe Malajzia bashkohen për të luftuar islamofobinë

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan njoftoi se Turqia, Pakistani dhe Malajzia kanë marrë vendim të hapin një kanal të përbashkët televiziv në gjuhën angleze për t’u bërë ballë sfidave që ka krijuar islamofobia.

Turqia, Pakistani dhe Malajzia bashkohen për të luftuar islamofobinë

Turqia, Pakistani dhe Malajzia kanë rënë dakord të luftojnë së bashku trendin botëror në rritje të islamofobisë, kryesisht në Perëndim.

Marrëveshja u arrit në një takim trepalësh që u mbajt të mërkurën në kuadër të punimeve të Sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në NjuJork të ShBA-së, tha Zyra e Kryeministrit të Pakistanit në një deklaratë.

Në takim morën pjesë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan), Kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe homologu i tij malajzian Mahathir Muhamed.

Të tre udhëheqësit diskutuan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në një spektër të gjerë fushash, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Pakistani, Turqia dhe Malajzia do të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet dhe tendencat rajonale dhe globale.

Të tre vendet vendosën gjithashtu të krijojnë një kanal televiziv kushtuar përballjes së sfidave që ka krijuar islamofobia.

"Presidenti Erdogan, Kryeministri Mahathir dhe unë mbajtëm sot një takim, në të cilin vendosëm se tre vendet tona do të hapin së bashku një kanal televiziv në gjuhën angleze kushtuar përballjes me sfidat që ka sjellë islamofobia dhe korrigjimin e informacionit të gabuar për fenë tonë të madhe - Islamin",- shkruan Khan në një postim në «Twitter».

Nëpërmjet kësaj do të përmirësohen keqkuptimet që i bashkojnë njerëzit kundër myslimanëve,- vlerëson Khan dhe njofton se “Do të prodhohen filma dhe seriale që do ta sqarojnë në mënyrë korrekte çështjen e ofendimit që u bëhet vlerave fetare; që do ti informojnë drejtë njerëzit dhe që do të tregojnë historinë e myslimanëve me qëllim edukimin e tyre; pra do të kemi një media të posaçme për myslimanët”.

 


Lajme të ngjashme