A e dini se ura e parë me çarshi në botë është ndërtuar në Bursa të Turqisë?

Ura Irgandi mbi lumin Gokdere është ndërtuar në qytetin Bursa të Turqisë në vitin 1442 nga hoxhë Muslihidini dhe është ura e para në botë me dyqane zanatçinjsh.

bursa-irgandi.jpg
Irgandı Köprüsü 1.jpg
irgandi köprü.jpg

A e dini se ura e parë me çarshi në botë është Ura Irgandi në Bursa?

Ura Irgandi, që është ura e parë me dyqane në botë, është ndërtuar në Bursa, në vitin 1442 nga hoxhë Muslihiddin-i, i cili ka qenë djali i Aliut nga Irgandi. Tre prej urave të ngjashme me të, që në botë janë gjithsej 4, ndodhen në Firence, Venedik dhe në qytetin Loveç të Bullgarisë.

Ura Irgandi me gurë mbi lumin Gokdere, që lidh nënprefekturën qendrore Osmangazi dhe nënprefekturën Yildirim të Bursës, është restauruar në përshtatje me cilësinë e saj historike dhe është e hapur për vizitorët.

Sot, ura mirëpret artizanët dhe zejtarët që ofrojnë shembujt më të mirë të punimeve me dorë nga mjeshtrit e sedefit e deri tek ata të porcelanit, dhe është një ndër vendet më të frekuentuara nga turistët.

 


Lajme të ngjashme