A e dini se “guri i zi” që nxirret në Erzurum është një nga stolitë më të vjetra në botë?

Guri i zi, një nga stolitë më të vjetra të njohura nga njerëzimi, është një nga simbolet më të rëndësishme të provincës së Erzurumit në Turqi dhe më cilësori i këtij lloj guri gjenden tokat e kësaj krahine.

A e dini se “guri i zi” që nxirret në Erzurum është një nga stolitë më të vjetra në botë?

A e dini se “guri i zi” që nxirret në Erzurum është një nga stolitë më të vjetra në botë?

Guri i zi, një nga stolitë më të vjetra të njohura nga njerëzimi, është një nga simbolet më të rëndësishme të provincës së Erzurumit në Turqi dhe më cilësori i këtij lloj guri gjenden tokat e kësaj krahine. Ky është një lloji guri i vështirë për t’u nxjerrë, është në sasi të pakët (me pak rezerva), por punohet me lehtësi. Përveç të qenit simbol i lokalitetit Oltu ai gjithashtu është edhe një burim të ardhurash për qindra familje të këtij rajoni.

Rezervat e pakta dhe nxjerrja me vështirësi e bëjnë gurin e Oltusë edhe më të vlefshëm. Edhe pse kur del nga toka është shumë i butë, ai ngurtësohet kur bie në kontakt me ajrin dhe gjatë përpunimit. Në përgjithësi ngjyra e gurit është e zezë, ngandonjëherë gjendet edhe në ngjyrë kafe dhe shkëlqen me përdorimin e tij. Çdo mjeshtër e punon gurin me kujdesin e një skulptori dhe gurët kthehen në stoli të ndryshme si: varëse, vathë, cigarishte, unaza etj. Më i prodhuari dhe më i njohuri në mesin produkteve të bëra nga ky gur janë tespihet. Fama e tespiheve me gurin e zi të Oltusë i ka arritur në shumë vende jashtë Turqisë.

Përpunimi i gurit të Oltusë daton 200 vjet më parë. Megjithatë, ky art i bukur e fitoi rëndësinë e tij reale gjatë periudhës së republikës.


Fjalët Kyçe: tespihe , stoli , Erzurum , Oltu , guri i zi

Lajme të ngjashme