Turqi – Treni “Orient Express” do të realizojë udhëtimin e parë turistik më 29 maj

Ekspresi Turistik i Orientit, i cili do të jetë sivëllai i trenit të famshëm “Orient Express” dhe do të ketë një kapacitet prej 120 pasagjerësh, do të vizitojë vendet historike dhe turistike në linjën Ankara-Kars.

Turqi – Treni “Orient Express” do të realizojë udhëtimin e parë turistik më 29 maj

Treni Ekspres i Orientit, që do të udhëtojë në një prej 4 itinerareve hekurudhore më të bukura në botë, do të ofrojë shërbime cilësore me çmime ekonomike për pasagjerë të çdo moshe, sidomos për të rinjtë, të pasionuarit e natyrës dhe fotografisë.

Më datë 29 maj, Ekspresi i Orientit do të niset nga Ankaraja në orën 20:00 dhe nga Karsi në 23:00 (me kohën lokale), për të përshkuar një udhëtim magjepsës rreth 27 orë të gjatë.

Ekspertët janë të mendimit që kjo linjë do të bëhet shumë shpejt një destinacion ndërkombëtar dhe frymëzim për hapjen e linjave të reja.



Lajme të ngjashme