Filmi “Akullore turke” do të shfaqet në 6 vende të Evropës

Filmi “Akullore turke”, i cili trajton përpjekjet e dy turqve që jetojnë në Australi për vendin e tyre gjatë Luftës së Çanakalasë, do të takohet me artdashësit evropianë.

Filmi “Akullore turke” do të shfaqet në 6 vende të Evropës

Filmi me regji të Xhan Ulkaj (Can Ulkay) bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe në 11 prill do të fillojë të shfaqet njëherësh në Gjermani, Austri, Belgjikë, Danimarkë, Francë dhe Holandë.

Skenarin e filmit e ka shkruar Gyrkan Tanjash (Gürkan Tanyaş) dhe realizimi është bërë nga Mustafa Uslu në emër të shtëpisë kinematografike “Dijital Sanatlar Yapımevi”.

Muzika e filmit është bërë nga kompozitori dhe pianisti Fahir Atakollu (Fahir Atakoğlu), kurse pjesë e kastës së aktorëve janë: Şebnem Bozoklu, Caner Kurtaran, Ali Atay, Marleen Mathews, Tristan Alexander, James Farley, Alma Terziç, Erkan Kolçak Köstendil dhe Carl Warthon.



Lajme të ngjashme