Viti i Trojës shtoi numrin e vizitorëve në Çanakala

Qyteti antik i Trojës në Çanakala të Turqisë, i cili mirëpret një kulturë 5 mijë vjeçare, gjatë 11 muajve të këtij u vizitua nga 512 mijë e 776 vetë.

Viti i Trojës shtoi numrin e vizitorëve në Çanakala

Qyteti antik i Trojës në Çanakala të Turqisë, i cili mirëpret një kulturë 5 mijë vjeçare, gjatë 11 muajve të këtij u vizitua nga 512 mijë e 776 vetë.

Pas shpalljes së vitit 2018 si Viti i Trojës, vizitorët pothuajse e vërshuan këtë rajon.

Qyteti antik, i cili vitin e kaluar u vizitua nga 269 mijë e 51 vizitorë, në 11 muajt e këtij u vizitua nga 512 mijë e 776 vetë.

Troja dhe Assosi që ndodhen në rajonin e Çanakalasë janë vendet e rëndësishme historike.

Projekti më i rëndësishëm i Vitit të Trojës ishte hapja e muzeut të Trojës më 10 tetor.

Muzeu është një muze ndërkombëtar, ku përveç pasurive kulturore të Trojës ekspozohen edhe ato të rajonit Troa të Çanakalasë.

Thesaret e vërteta të Trojës të mbledhura nga vendi dhe jashtë vendit u bashkuan në këtë muze.

Në kategorinë e veprave më të rëndësishme janë veprat që ndodhen në Gjermani dhe Rusi, për të cilat janë duke u zhvilluar punimet për kthimin e tyre.

Me Vitin e Trojës turizmi në Çanakala është rritur në aspektin kulturor, sportiv dhe artistik.

Rezultatet e Vitit të Trojës do të dalin në shesh gjatë vitit të ardhshëm. Për sa i përket turizmit ky moment pozitiv filloi të kulmon në Çanakala.



Lajme të ngjashme