60-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Turqi-Tajlandë festohet me aktivitete të ndryshme

Me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Tajlandës, në kryeqytetin Bangkok u çel “Ekspozita e fotografisë Turqi-Tajlandë”.

1105075

Ekspozita në Qendrën e Arteve Moderne Ratchadamnoen, që gjendet në Bangkok, u hap nga Ambasadori i Turqisë në Bangkok, Evren Daëdelen Akgyn (Evren Dağdelen Akgün) dhe zëvendëssekretari i ministrisë së kulturës së Tajlandës, Kritsada Kongkachan.

Në ekspozitë zënë vend edhe fotografitë e kategorisë “Njeriu dhe jeta” dhe “Strukturat historike”, të cilat janë përfshirë në Konkursin Shtetëror të Fotografisë, që zhvillohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, që nga viti 1984 e deri më sot.  

E organizuar me bashkëpunimin e ministrive të kulturës të të dyja vendeve, ekspozita do të mund të vizitohet deri më datën 20 dhjetor.

Në kuadër të aktiviteteve, që zhvillohen për Vitin e Kulturës së Turqisë dhe Tajlandës, të shpallur nga të dyja vendet në mënyrë reciproke, në datën 20 dhjetor në Bangkok, do të shfaqet baleti ‘Piri Reis’.

Lajme të ngjashme