TIKA do të restaurojë çarshinë historike të djegur në Kirkuk të Irakut

Kanë filluar punimet për pastrimin dhe heqjen e mbeturinave inerte në Çarshinë historike Kayseri nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e cila ka sipërmarrë restaurimin e saj.

TIKA do të restaurojë çarshinë historike të djegur në Kirkuk të Irakut

Kanë filluar punimet për pastrimin dhe heqjen e mbeturinave inerte në Çarshinë historike Kayseri nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e cila ka sipërmarrë restaurimin e saj. Çarshia në qytetin Kirkuk të Irakut u bë e papërdorshme pas zjarrit që ra në datën 26 nëntor.

Koordinatori i TIKA-s për Bagdadin, Xhynejt Esmer (Cüneyt Esmer) bëri të ditur se me direktivën, që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dha TIKA-s, në kuadër të restaurimit të çarshisë historike në qytetin Kirkuk të Irakut, në datën 7 dhjetor, filluan punimet për heqjen e mbetjeve inerte.  

Ai tha se pas këtyre punimeve do të fillojë procesi i restaurimit.

Zëdhënësi i Frontit Turken të Irakut, Ali Mehdi, tha se restaurimi i veprës osmane nga ana e TIKA-s është shumë i rëndësishëm dhe shtoi: “Me mbështetjen e TIKA-s do të bëhet restaurimi i çarshisë historike. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi nuk do të prishet trajta e saj historike”.

Çarshia Kayseri, e ndërtuar në periudhën osmane, që gjendet në qendër të qytetit, në datën 26 nëntor u përfshi nga flakët, shkaku i të cilit nuk dihet ende.

Për shkak të zjarrit shumë dyqane në çarshi u bënë të papërdorshme.         



Lajme të ngjashme