Etiopi - Ortodoksët e Adis-Abebës kremtojnë festivalin tradicional “Meskel”

Të krishterët ortodoksë në kryeqytetin Adis-Abebë të Etiopisë shënuan festivalin tradicional “Meskel”...

Etiopi - Ortodoksët e Adis-Abebës kremtojnë festivalin tradicional “Meskel”

Të krishterët ortodoksë në kryeqytetin Adis-Abebë të Etiopisë shënuan festivalin tradicional “Meskel”, në nder të “Zbulimit të Kryqit të Shenjtë” nga perandoresha romake, Helena, në shekullin e katërt.

Kremtimi i mbajtur në Sheshin e Kryqit, përveç Presidentit të Etiopisë, Mulatu Teshome, u ndoq edhe nga Patriarku i Kishës Ortodokse, Abune Mathias, si dhe shumë turistë.

Mijëra të krishterë ortodoksë në festival kishin veshur rroba tradicionale të bardha. Festimi filloi me ndezjen e zjarrit.

Etiopasit dhe Eritreasit e krishterë ortodoksë, sipas kalendarit Gregorian, festivalin “Meskel” e festojnë çdo vit më 27 shtator. (AA)



Lajme të ngjashme