“Gorrica” i Nuri Bilge Ceylan pretedent për Palmën e Artë

Filmi i fundit i regjisorit, Nuri Bilge Ceylan “Gorrica” është nominuar për edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit të Kanës në Francë.

“Gorrica” i Nuri Bilge Ceylan pretedent për Palmën e Artë

“Gorrica” nuk ishte në programin e shpallur javën e kaluar, por bashkë me filmat “The house that Jack built” i regjisorit Lars von Trier dhe “The man who killden Don Quixote” të Terry Gilliam ai u rendit në mesin filmave më të shquar për këtë vit.

Të tre filmat do të garojnë për “Palmën e Artë”, që është edhe çmimi më i madh i festivalit prestigjioz.

Vendimi lidhur me filmin “Gorrica” është pritur mirë nga shumë përdorues të medias sociale. Pas deklaratës në fjalë nisën të shfaqen edhe sekuencat e para të filmit.

Festivali i Filmit në Kanë do të mbahet ndërmjet datave 8-19 maj.



Lajme të ngjashme