Francë – Audrey Azoulay zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s

Ish-ministrja franceze e Kulturës, Audrey Azoulay, u zgjodh të premten në mbrëmje drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s përballë kandidaturës tjetër nga Katari, Hamad al-Kawari...

Francë – Audrey Azoulay zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s

Ish-ministrja franceze e Kulturës, Audrey Azoulay, u zgjodh të premten në mbrëmje drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s përballë kandidaturës tjetër nga Katari, Hamad al-Kawari.

Azoulay, 49 vjeçe, fitoi 30 vota dhe kundërshtari i saj 28 nga gjithsej 58 anëtarë të Bordit Ekzekutiv, ku kandidatura fituese pritet të dekretohet nga konferenca e përgjithshme e shteteve anëtare më datë 10 nëntor, sipas rezultateve zyrtare.

Vendet arabe mbrojtën idenë se drejtor i përgjithshëm i UNESCO-s duhet të zgjidhej një arab, për herë të parë në historinë e kësaj organizate me 195 shtete anëtare.

Nga ana tjetër, mendohet se disa vende arabe kanë votuar në favor të kandidaturës franceze për shkak të problemeve ndërmjet Katarit dhe vendeve të Gjirit.



Lajme të ngjashme