Muzeu i lodrave në Antalya kthen njeriun në fëmijëri

Ky institucion si i tillë nuk është joshës vetëm për fëmijët, sepse i njëjti vizitohet nga të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen pak çaste në përjetimet fëmijërore.

749068
Muzeu i lodrave në Antalya kthen njeriun në fëmijëri
Antalya oyuncak muzesi 2.jpg
Antalya oyuncak muzesi.jpg

Muzeu i lodrave i vendosur në qytetin turk të Antalias, ngjall kureshtjen jo vetëm të fëmijëve, por edhe të personave të rritur.

Në muze janë ekspozuar rreth 1.200 lloje të ndryshme lodrash të cilat janë marrë përmes ankandeve, ose janë sjellë nga jashtë nga të apasionuarit pas lodrave të vjetra. 

Ky institucion si i tillë nuk është joshës vetëm për fëmijët, sepse i njëjti vizitohet nga të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen pak çaste në përjetimet fëmijërore.

Punonjësja e muzeut, Saliha Ozdemir Ipek, tha se muzeu ka gjashtë vite që është hapur dhe se i njëjti vizitohet nga mbi 3.000 persona në muaj.

Ajo shtoi më tej se në muze janë të ekspozuara disa lodra të cilat nuk prodhohen më, por se të njëjtat i janë adaptuar konceptit modern.

"Ky është në fakt një muze i kujtimeve. Të rriturit këtu mund të shohin lodrat me të cilat kanë patur mundësi të takohen në të kaluarën, por ka edhe prej atyre që nuk kanë patur rast t'i shohin. Vizitorët kthehen në të kaluarën dhe fëmijërinë e tyre”, tha Ipek.

Sipas saj, lodrat paraqesin një tregues të gjendjes ekonomike në një periudhë të caktuar kohore, por njëkohësisht edhe qasjen e një shteti ndaj fëmijëve.

Ajo theksoi se lodrat janë gjuha universale e fëmijëve dhe se është mënyra më e mirë për të shprehur fëmijërinë.

"Lodrat janë edhe dëshmitarë historik. Pasqyrojnë rrethanat ekonomike, politike dhe kulturore si dhe karakteristikat e shoqërisë në të cilën janë prodhuar", tha Ipek.

Siç rrëfen ajo, gjatë Luftës së Dytë Botërore, lodrat janë përdorur edhe si mjet propagande.

"Hitleri kishte për qëllim të futet në ndërgjegjen e fëmijëve për çka në vitin 1932 urdhëroi prodhimin e lodrave me ushtarë nazistë. Kur prodhimi përfundoi në vitin 1933, ata ishin lodra më e shitur në Gjermani”, tha ajo, për të shtuar se edhe pas hedhjes së bombës atomike në Japoni në vitin 1945, japonezët zunë vendin e lartë me prodhimin e lodrave.

Lodrat që përfaqësojnë ushtarët nazistë, por edhe shembuj të lodrave japoneze gjenden të ekspozuara në muze, ku gjendet edhe një kopje e lodrës të cilën e bëri Pascal Kaman në vitin 1982, që ishte frymëzim për filmin E.T. 



Lajme të ngjashme