Gjermani – Festivali “Rock am Ring” rifillon normalisht pas dyshimeve për sulm terrorist

Festivali muzikor “Rock am Ring” në qytetin perëndimor Nyrburgring të Gjermanisë, i pezulluar mbrëmjen e së premtes me dyshimin për sulm terrorist, rifilloi sot normalisht...

745169
Gjermani – Festivali “Rock am Ring” rifillon normalisht pas dyshimeve për sulm terrorist

Festivali muzikor “Rock am Ring” në qytetin perëndimor Nyrburgring të Gjermanisë, i pezulluar mbrëmjen e së premtes me dyshimin për sulm terrorist, rifilloi sot normalisht.

Një ndër festivalet muzikore më të mëdhenj të Gjermanisë që prej vitit 1985, “Rock am Ring” u ndërpre një ditë më parë për shkak të “një kërcënimi terrorist”.

Organizatorët e festivalit, që tërheq qindra-mijëra dashamirës të muzikës “rock”, u kërkuan pjesëmarrësve të largoheshin me qetësi nga salla në mënyrë “që të mbështesnin hetimet e policisë”.

Policia gjermane njoftoi se kishte ndaluar 3 persona gjatë natës në kuadër të hetimit dhe se i kishte liruara ata menjëherë pasi ishin marrë në pyetje.

Hetuesia e Nyrburgringut theksoi se nuk kishte gjurmë, të cilat do të forconin dyshimet për kërcënim terrorist.

Pas sulmit terrorist në Mançester të Britanisë së Madhe, masat e sigurisë për këtë festival, ku çdo vit marrin pjesë të paktën 90.000 persona, ishin ngritur në nivelin maksimal.

“Rock am Ring” do të përfundojë mbrëmjen e së ditës dhe deri atëherë 1.200 policë do të kujdesen për sigurinë e të pranishmëve.



Lajme të ngjashme