Në Ukrainë çelet “Parku i Stambollit” në shenjë të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve

Në qytetin Odesa të Ukrainës u çel ‘Parku i Stambollit’ i rregulluar nga ana e Bashkisë së Metropolit të Stambollit.

Në Ukrainë çelet “Parku i Stambollit” në shenjë të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve

Në qytetin Odesa të Ukrainës u çel ‘Parku i Stambollit’ i ndërtuar nga ana e Bashkisë së Metropolit të Stambollit.

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Stambollit dhe Odesa-s, në qendrën e kësaj të fundit, u zhvillua çelja e parkut shumëngjyrësh, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Shtetit të  Ukrainës, Petro Poroshenko, Kryetarit të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Kadir Topbash (Kadir Topbaş) dhe Kryetarit të Bashkisë së Odesas, Gennadiy Truhanov.  

Kryetari i Shtetit të  Ukrainës, Petro Poroshenko rikujtoi se ndërmjet Ukrainës dhe Turqisë është nënshkruar marrëveshja që lejon kalimet pa pasaporta vetëm me letra identiteti dhe kjo është një shenjë besimi ndërmjet dy vendeve.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Kadir Topbash rikujtoi binjakëzimin e Stambollit dhe Odesas dhe bëri të ditur se ky park do të jetë simboli i zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.



Lajme të ngjashme