Halfeti, alternativa turistike e juglindjes që tërheq turistët vendas dhe të huaj

Turistët vijnë në Halfeti për të vizituar shtëpitë historike prej guri dhe bukuritë natyrore të këtij vendi.

Halfeti, alternativa turistike e juglindjes që tërheq turistët vendas dhe të huaj

Me investimet e bëra në Halfeti, i cili është përfshirë në rrjetin e "qyteteve të qeta" nga Komiteti Koordinues Ndërkombëtar Cittaslow, kjo nënprefekturë e Shanllërufas (Şanlıurfa) është duke u kthyer në një yll që shndrit në turizmin e Turqisë.

Me punimet e zhvilluara nga bashkia e nënprefekturës së emëruar nga Ministria e Brendshme zbatohen shumë shërbime duke filluar nga infrastruktura e deri tek aktivitetet e ndryshme social kulturore për ta kthyer Halfetin në pozicionin që i ka hije.

Turistët vijnë në Halfeti për të vizituar shtëpitë historike prej guri dhe bukuritë natyrore të këtij vendi.

Këtë nënprefekturë, që cilësohet si "parajsa e fshehur" e juglindjes së Turqisë, turistët vendas dhe të huaj e vizitojnë veçanërisht duke kryer udhëtime me anije në pjesën e quajtur "qyteti i mbytur" pasi kjo pjesë mbeti nën ujë për shkak të ndërtimit të një dige.



Lajme të ngjashme