Ministria e Kulturës së Shqipërisë publikon oraret e vizitave në monumentet e kulturës për turistët

Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Kulturës ka publikuar në faqen e saj oraret për vizita në institucionet e artit.

728115
Ministria e Kulturës së Shqipërisë publikon oraret e vizitave në monumentet e kulturës për turistët

Kjo bën të mundur që dhe turistët që duan të vizitojnë vendin tonë përgjatë sezonit veror të mos vizitojnë bregdetin por dhe bukuritë e vlerat e monumentet kulturore që ka Shqipëria.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi në facebook shprehet se:” Një turist nuk ka nevojë vetëm për detin dhe plazhin por për shumë variacione dhe animime që të zgjasë qëndrimin e tij në Shqipëri. Vizitat në muze, kështjella, parqe arkeologjike dhe monumente të tjera të artit dhe të kulturës janë shumë të rëndësishme për ta bërë udhëtimin e tyre të paharrueshëm në Shqipëri”.

Ministria e Kulturës ka publikuar tashmë oraret e vizitave në institucionet e artit dhe trashëgimisë kulturore të vizitueshme për sezonin turistik veror 2017.

Klikoni linkun e mëposhtëm për tu njohur me oraret e vizitave në monumentet e kulturës: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/oraret-e-vizitave-gjate-sezonit-turistik-veror-2017&page=1



Lajme të ngjashme