Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Filloi Festivali i 39-të të Ndërkombëtar i Fëmijëve

Festivali që ka cilësinë e festës së vetme të fëmijëve që festohet në nivel ndërkombëtar, duke forcuar lidhjet vëllazërore, dashurinë dhe miqësinë ndërmjet fëmijëve, zhvillohet me qëllimin për të kontribuar në krijimin e një bote ku do të jetojnë në paqe.

Filloi Festivali i 39-të të Ndërkombëtar i Fëmijëve
Fëmijët nga 26 vende të botës mbushin rrugët e Nevshehirit
Fëmijët nga 26 vende të botës mbushin rrugët e Nevshehirit

Qindra fëmijë nga brenda dhe jashtë vendit të mbledhur në Udhëkryqin Borsa, morën pjesë në kortegj me veshjet e tyre tradicionale duke mbajtur në duar flamujt e vendeve përfaqësuese. Parakalimi që filloi në shoqërinë e bandës muzikore ‘Mehter’ vazhdoi deri në Sheshin Dirilish (Diriliş).

 

Prefekti i Nevshehirit (Nevşehir) Ilhami Aktash (Ilhami Aktaş) dhe Kryetari i Bashkisë Hasan Ynver (Hasan Ünver) pritën fëmijët e botës që kanë ardhur në Turqi me rastin Festivalit Ndërkombëtar të Fëmijëve,që organizohet nga radiotelevizioni i Turqisë, TRT me temë “Fëmijët, e Ardhmja Jonë”.

Në Nevshehir, në kuadër të Edicionit të 39-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fëmijëve – 23 Prilli, fëmijët e ardhur nga 26 vende të ndryshme parakaluan në rrugët e qytetit.

Qindra fëmijë nga brenda dhe jashtë vendit të mbledhur në Udhëkryqin Borsa, morën pjesë në kortegj me veshjet e tyre tradicionale duke mbajtur në duar flamujt e vendeve përfaqësuese.

Parakalimi që filloi në shoqërinë e bandës muzikore ‘Mehter’ vazhdoi deri në Sheshin Dirilish (Diriliş).

Fëmijët mysafirë i dhuruan Aktashit dhe Ynverit dhuratat e sjellë nga vendet e tyre, ndërsa morën si dhuratë suvenire të ndryshme që i përkasin rrethit të Nevshehirit, ku gjindet edhe Kapadokja (Kapadokya).

23 Prilli, Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve që së bashku me çeljen e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, i është dhuruar fëmijëve si dita e fëmijëve nga ana e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku, prej 39 vjetësh, me organizimin e TRT-së, festohet në nivel ndërkombëtarë si “Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve – 23 Prilli”.

Festivali që ka cilësinë e festës së vetme të fëmijëve që festohet në nivel ndërkombëtar, duke forcuar lidhjet vëllazërore, dashurinë dhe miqësinë ndërmjet fëmijëve, zhvillohet me qëllimin për të kontribuar në krijimin e një bote ku do të jetojnë në paqe.



Lajme të ngjashme