Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OKB hap në Gaza muze për trashëgiminë palestineze

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRWA) ka hapur në Gaza një muze të trashëgimisë palestineze.

unrwa gazze-de müze açtı2.jpg

Drejtori i UNRWA-së në Gaza, Bo Schack tha se muzeu është i hapur në kompleksin e shkollës “Deyr al-Balah” duke e cilësuar të një rëndësie jetike për çdo komb ruajtjen e trashëgimisë dhe kulturës.

"Jam i lumtur për hapjen e këtij muzeu modest, por të rëndësishëm",- tha Schack.

Muzeu i sapohapur është muzeu i parë me një ekspozitë të përhershme në një shkollë në Gaza.

Në mesin e shumë objekteve që ekspozohen në këtë muze bëjnë pjesë edhe objekte nga tradita dhe jeta e palestinezëve.



Lajme të ngjashme