Shpella e Herkulit në Marok, porta e Afrikës drejt Evropës

Shpella ndodhet në qytetin Tanger, 14 km larg Spanjës dhe vizitohet çdo dit nga qindra turistë.

641676
Shpella e Herkulit në Marok, porta e Afrikës drejt Evropës
Fas Herkül Mağarası_09.jpg
Fas Herkül Mağarası_10.jpg
Fas Herkül Mağarası_01.jpg
Fas Herkül Mağarası_03.jpg

Shpella e Herkulit në Tanger, qytet që ndodhet në veri të Marokut, njihet edhe si porta afrikane drejt Evropës. Për shkak të bukurive natyrore që ka shpella tërheq një numër të madh të turistëve vendorë dhe të huaj.

Shpellën për çdo ditë e vizitojnë qindra turistë, ndërkaq Tanger është larg Spanjës vetëm 14 kilometra dhe ky është qyteti më i afërt maroken me Evropën. Një nga destinacionet më të njohura dhe më të vizituara në Tanger është shpella Herkul.

Skulpturat brenda kësaj shpelle gjendet rreth 30 metra nën tokë. Ajo llogaritet si një nga shpellat më të mëdha afrikane, në të cilën janë zbuluar objekte të ndryshme prej guri.

Në muret e saj mund të vërehen figura nga mitologjia greke, që vizitorët i kthen mijëra vite prapa. Sipas legjendës, qytetin e ka themeluar Anteu, biri i Poseidonit dhe Geas. Herkuli më vonë në këtë vend ndau tokën dhe bashkoi Mesdheun dhe Oqeanin Atlantik, duke krijuar ngushticën e Gjibraltarit.

Udhërrëfyesi turistik Ahmed el-Hasti rrëfen për gazetarin e agjencisë AA se shpella tërheq edhe vëmendjen e politikanëve, por edhe të artistëve. Ai theksoi se shpellën e kanë vizituar shumë personalitete të njohura në mesin e të cilëve është edhe mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz, ish-kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Miguel Angel Moratinos, por edhe shkrimtari amerikan Paul Bowles.

Hasti tregoi se mbreti Selman ka pasur shtëpi afër shpellës, ku ka ardhur për pushime. Studiuesit e zbuluan shpellën në vitin 1906 dhe supozohet se romakët e kanë përdorur atë si mulli për miell.



Lajme të ngjashme