Shqipëri – Përmeti shpallet Qendër e Mbrojtur Historike

Qyteti i Përmetit është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërrësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit...

Shqipëri – Përmeti shpallet Qendër e Mbrojtur Historike

Qyteti i Përmetit është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërrësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit.

permet-4Qendra Historike e qytetit të Përmetit e propozuar shtrihet rrëzë malit, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe shtrihet kryesisht në lagjet e Shënkollit (Varrosh), Teqesë, të cilat për nga kompozimi i ndërtimeve dhe rrugëve me kalldrëm, janë lagjet ku kanë mbetur gjurmët më të vjetra të qytetit.

Brenda qendrës historike ekzistojnë dy objekte kulti: Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në vitin 1776, dhe e shpallur monument kulture e kategorisë së parë; Kisha e Shën Kollit e shekullit 19-të. Gjurma e rrugës e rrugicat e ngushta me kalldrëme ka të dhëna që i takojnë fillimit të shekullit 19-të. Në Përmet ka banesa karakteristike ndonëse të transformuara, porta të harkuara dhe selvi shumë vjeçare.

Varroshi, që zakonisht përfshinte banesat përjashta fortesave, ato nën këmbët e kalasë, me kalimin e kohës njihej me emrin lagjia e Shënkollit, sigurisht në kuptimin më të ngushtë, meqë kjo lagje fillonte të shtrihej nën këmbët e bregores së Bolëngës, nga fundi i së cilës ndodhej kalaja. Kjo lagje ndërtuar thuajse nga ana jugore e Bolëngës, zbriste tatëpjetë lagjeve të tjera, mbi të cilat si pozicion mbizotëronte dhe kishte një hapësirë pamjeje të gjerë. Rrugët janë të shtruara në pjesën më të madhe me kalldrëme të realizuar në gure gëlqerorë dhe gurë lumi. Dallohen disa tipologji dhe teknika shtrimi si ratë dhe këlliç. Në çdo shtrirje rrugore ekzistonte një linjë qëndrore për kalimin e ujit, që pothuajse çdo ditë, hapej nga mullijntë për të garantuar pastrimin e rrugëve, portave dhe kopshteve.

Ndërtimet e banesave i janë nënshtruar spontanitetit, por edhe terrenit të pjerrët. Shtëpitë e kësaj lagjeje janëpicture13 ndërtuar thuajse ngjitur njëra-tjetrës, me oborre ose kopshte të vegjël dhe me pjërrësi të lehtë që diktohet nga vetë terreni. Rrethimet e oborreve kryesisht janë të mbyllura nga mure guri të larta dhe porta druri me strehë. Shumica e banesave janë dykatëshe me mure guri dhe çati me rrasa guri, por nuk mungojnë dhe njëkatëshe ose dhe trekatëshe.

Brenda qendrës historike spikasin disa ndërtime të fillim shekullit 20-të me vlera të veçanta që meritojn të marin statusin monument kulture. Pjesa dërmuese e ndërtimeve janë të pas Luftës II Botërore.

Zona e Mbrojtur rrethon pjesën e Qëndrës Historike dhe shtrihet në pjesën me të madhe në veriperëndim të saj.

Zona e Mbrojtur në pjesën më të madhe përbëhet nga një zonë e gjelbër kryesisht në kodrën e Bolëngës e cila është një zonë e qytetit me potencial të madh arkeologjik, si dhe përfshin edhe kalanë e Bolëngës si dhe disa banesa të ndërtuara në periudha të mëvonshme, me të cilat plotësohen me mirë vlerat e Qendrës Historike dhe krijohet një kalim i butë prej saj drejt pjesëve të planifikuara për ndërtime të reja.

picture17Në përputhje me vlerat e çdo zone janë përcaktuar kriteret për ndërhyrjet konservuese dhe restauruese. Po kështu është planifikuar për t’u bërë dhe ndarja e monumenteve sipas kategorive që ndodhen në ansamblet e Qendrës Historike, zonës së mbrojtur apo në pjesët e tjera të qytetit dhe kriteret për ndërhyrjet në to.

Qendra historike ruan vlerat urbanistiko-arkitektonike të qytetit, e cila ruan gjini të ndryshme ndërtimore si: ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore.



Lajme të ngjashme