Shqipëri: Rritet fluksi i vizitorëve të huaj nga Evropa, Azia e SHBA-ja

Turistët nga Evropa Lindore dhe SHBA-ja këtë vit kanë zgjedhur si destinacion të pushimeve të tyre verore Shqipërinë.

Shqipëri: Rritet fluksi i vizitorëve të huaj nga Evropa, Azia e SHBA-ja

Operatorë të Agjencive turistike shprehen se janë të shumtë ata që ndryshe nga vitet e tjera, Shqipërinë e kanë parë si mundësi për të kaluar pushimet e tyre verore.

Besnik Vathi, operator turistik thotë se këtë vit Shqipërinë kanë filluar ta vizitojnë edhe hungarezë, madje turistë edhe nga Ukraina, të cilët po ndjekin për herë të parë intinerarin e fluturimeve charter.

Ndërsa vendi po kthehet në një destinacion për evropianët, shumë turistë nga vendet aziatike, Amerika, Kanadaja, apo Australia janë duke e parë Shqipërinë si një vend të ri për pushime.

Për të nxitur turizmin, qeveria shqiptare ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016.



Lajme të ngjashme