Francë-Muzeu i Luvrit rrezikohet nga përmbytjet

Për shkak të motit shumë të keq në Francë, muzeu i Luvrit, sikurse “Musée d’Orsay”, është në gjendje alarmi.

Francë-Muzeu i Luvrit rrezikohet nga përmbytjet

Për shkak të motit shumë të keq në Francë, muzeu i Luvrit, sikurse “Musée d’Orsay”, është në gjendje alarmi përballë rrezikut për përmbytje për shkak të fryrjes së lumit të Senës.

Për pasojë, muzeu i madh parisien nesër do të qëndrojë i mbyllur për të evakuuar veprat që ndodhen në zona që mund të përmbyten.

Janë me dhjetëra qytetet në emergjencë me skuadrat e shpëtimit që po punojnë për të shpëtuar personat e mbetur të bllokuar ndërsa parashikimet e motit sinjalizojnë një vazhdimësi të situatës edhe në ditët në vijim.

Nga ana tjetër presidenti François Hollande deklaroi se “në ato zona që janë goditur nga moti i keq do të shpallet gjendja e katastrofës natyrale.


Fjalët Kyçe: muze , Louvre , Paris , Francë , përmbytje , Sena

Lajme të ngjashme