ShBA – Shfaqet premeria e “Batman v Superman: Dawn of Justice”

Në sallën "Radio City Music Hall" të Nju-Jorkut është shfaqur premeria e filmit "Batman v Superman: Dawn of Justice", me sponsor kryesor kompaninë turke të fluturimeve "THY".

455439
ShBA – Shfaqet premeria e “Batman v Superman: Dawn of Justice”
Batman v Superman - Dawn of Justic.jpg

Batman v Superman: Dawn of JusticNju-Jork u shfaq të dielën premiera e filmit "Batman kundër Superman: Agimi i Drejtësisë" (Batman v Superman: Dawn of Justice).

Premiera u mbajt në sallën Radio City Music Hall dhe u ndoq nga aktorë të famshëm dhe figura publike si Ben Affleck, Henry Cavill, Harry Lennix, Amy Adams, Jesse Eisenberg, Will Smith dhe John Corbett.

Ben Affleck para gazaterëve ka thënë se për shkak të filmit çdo mëngjes në ora gjashtë ka shkuar në palestër, "sepse duhej të ishte një superhero".

Rolet kryesore në film, që kishte elemente nga romani i ilustruar "Batman: The Dark Knight Returns" të autorit Frank Miller nga viti 1986, ku Ben Affleck luan rolin e Bruce Wayne (Batman) dhe Henry Cavill luan rolin e Clark Kent (Superman).

Me rastin e premierës u morën masa shtesë të sigurisë, kurse disa rrugë u mbyllën për trafikun.

Regjisor i filmit është Zack Snyder, kurse skenarin e ka shkruar David S. Goyer. Pritet që shfaqja e filmit në kinema të fillojë më 25 mars.


Lajme të ngjashme