Ekipi i filmit “Shok”, afirmoi vlerat njerëzore të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në një takim ekipin e filmit “Shok"

Ekipi i filmit “Shok”, afirmoi vlerat njerëzore të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në një takim ekipin e filmit “Shok", pjesëmarrës në ngjarjen më të rëndësishme të kinematografisë në botë, ndarjen e çmimeve Oscar.

"Pata kënaqësi të veçantë të takoj yjet e Kosovës që i kanë dhënë kuptim krejtësisht tjetër Kosovës duke i afirmuar vlerat njerëzore. Këta artistë kanë përfaqësuar një të kaluar tragjike të errët të Kosovës dhe kanë hapur dyer shumë të rëndësishme të lidhjeve dhe prezantimit të Kosovës jashtë vendit", tha kryeministri Mustafa.

Kreu i qeverisë i premtoi atyre dhe të gjithë artistëve të Kosovës më shumë buxhet në të ardhmen për të ecur përpara me projektet e reja.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku shprehu kënaqësinë që përmes filmit, Kosovës i janë sjellë lajme të mira.

“Jemi të gëzuar dhe krenarë që kohët e fundit kemi mundur t'i sjellim Kosovës lajme të mira përmes filmit", tha Zharku.



Lajme të ngjashme