"Rolling Stones", më 25 mars për herë të parë në Kubë

Grupi legjendar britanik i rokut, "Rolling Stones", do të performojë në Kubë për herë të parë më 25 mars në një koncert, ku hyrja do të jetë e lirë, në Havanë, njoftoi të martën ky grup.

442735
"Rolling Stones", më 25 mars për herë të parë në Kubë

"Ne kemi dhënë koncerte në shumë vende të veçanta gjatë karrierës sonë të gjatë, por ky spektakël në Havanë do të jetë një moment historik për ne, shpresojmë edhe për miqtë tanë në Kubë", deklaroi grupi në një mesazh të publikuar në internet.

Koncerti do të zhvillohet në kompleksin sportiv "Ciudad Deportiva" dhe është pjesë e turneut latinoamerikan, “Latina Ole Tour", të grupit "Rolling Stones".

Evenimenti do të jetë disa ditë pas vizitës historike të Presidentit amerikan, Barack Obama, në Kubë, e parashikuar për më 21 dhe 22 mars.



Lajme të ngjashme