Vdes shkrimtari i njohur italian, Umberto Eco

Shkrimtari i njohur italian, Umberto Eco, autori i romanit po kaq të famshëm "Emri i trëndafilit" vdiq në moshën 84-vjeçare, njoftoi sot në mëngjes pjesa më e madhe e medias italiane.

Vdes shkrimtari i njohur italian, Umberto Eco

"Umberto Eco vdiq të premten në mbrëmje në shtëpinë e tij", njoftoi gazeta e përditshme italiane "La Repubblica", që kontaktoi me familjen e tij.

"Ai vuante prej kohësh nga një kancer", shtoi ajo.

I lindur në Alessandria, më 5 janar 1932, ai studjoi filozofi në Universitetin e Torinos dhe mbrojti diplomën me problemet estetike në veprën e Thomas Aquinos.

Ndërkohë, romani i tij i parë i botuar në vitin 1980 "Emri i trëndafilit" është përkthyer në 43 gjuhë dhe është shitur në miliona kopje.

Ky roman u shndërrua në film në vitin 1986 nga Jean-Jacques Annaud me Sean Connery në rolin e Guillaume de Baskerville.

"Umberto Eco, një nga zërat më të njohur intelektualë italianë vdiq", shkruante sot gazeta më e njohur italiane "Il Corriere della Sera".

“Bota humbi një nga njerëzit më të rëndësishëm të kulturës bashkëkohore", cilësoi "La Repubblica".



Lajme të ngjashme