Në Indi festohet njoftimi për shenjtërimin e Nënë Terezës

Urdhri ”Misionaret e bamirërisë”, i krijuar nga Nënë Tereza dhe me seli në Kalkutë njoftoi se kishte pritur me gëzim nënshkrimin e dekretit nga papa Françesku, që i njeh një tjetër mrekulli Nënë Terezës, çka hap edhe rrugën për shenjtërimin e saj.

Në Indi festohet njoftimi për shenjtërimin e Nënë Terezës

“Njoftimi u mor me gëzim dhe kënaqësi të jashtëzakonshme”, tha zëdhënësja e urdhërit ”Misionaret e bamirërisë”, motër Christie për agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqura dhe të gëzuara”, theksoi ajo.

“Të gjithë po festojmë… Ne do të vazhdojmë të lutemi, të lutemi dhe sërish të lutemi”, tha një tjetër zëdhënëse, motër Sunita Kumar, për televizionin indian, NDTV.

”Qëllimi kryesor i Nënë Terezës ishte t’u shërbente të varfërve. Shihni punën që ka bërë. Asnjë ditë pushim, asnjë ditë qetësi”, shton ajo.

Papa Françesku nënshkroi dekretin me anë të të cilit ai njohu mrekullinë e dytë të Nënë Terezës duke i hapur kështu rrugën shenjtërimit, vitin e ardhshëm, të kësaj fetarje e cila i kushtoi jetën të varfërve në Indi dhe në të gjithë botën, njoftoi sot Vatikani.

“Ati i Shenjtë autorizoi Kongregacionin për të shenjtët që të shpallë dekretet lidhur me mrekullinë e Nënë Terezës së Kalkutës “, njoftoi Vatikani në një komunikatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme