Shkup – Hapet ekspozita "Migrimi i turqve nga Azia në Anadoll"

Në Teatrin Popullor të Maqedonisë deri në 25 shtator do të jetë e hapur për artdashësit ekspozita “Migrimi i turqve nga Azia në Anadoll”, e piktorit të njohur turk Rauf Tuncer.

390228
Shkup – Hapet ekspozita "Migrimi i turqve nga Azia në Anadoll"

Nën patronazhin e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” deri më datë 25 shtator në Teatrin Popullor të Maqedonisë do të jetë e hapur ekspozita “Migrimi i turqve nga Azia në Anadoll” nga artisti i njohur turk, Rauf Tuncer.

Ekspozita “Migrimi i turqve nga Azia në Anadoll” përmban vlera të thella dhe të rëndësishme historike-kulturore. Sipas autorit, punimet përshkruajnë gjuetinë, luftëra të kafshëve dhe skena të manifestimeve të ndryshme. Nga Azia deri në Evropë, njëri nga vendet më rrënjësore është kultura turke dhe këtë autori e ka përpunuar me shenja të ndryshme marrë nga dorëshkrimet kaligrafike osmane.rauf tuncer

Drejtori i Qendrës Kulturore Turke, Mehmet Samsakçi, duke theksuar se Tuncer në punimet e tij arrin të bashkojë të vjetrën me të renë dhe klasiken me modernitetin, shprehet i bindur se ekspozita do të ngjallë një interes të madh në mesin e dashamirësit e artit në Shkup dhe në të gjithë Maqedoninë.

“Trojet e Ballkanit janë vende me të cilat ne kemi kulturë të përbashkët dhe kemi vlera historike dhe gjeografike të përbashkëta, kështu që njeriu kur prodhon punime pozitive dëshiron që çdo herë t’i ndajë ato me njerëzit më të afërt. Disa herë kam qenë edhe në Kosovë, në Mal të Zi, dhe nuk ndjehem si i huaj. Çdo herë kur vij këtu ndjej atë bashkësi që kemi edhe mes dy popujve”, u shpreh autori i ekspozitës, Rauf Tuncer.

mehmet samsakçiSekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, Behixhudin Shehabi, në fjalën e tij falënderoi Institutin “Yunus Emre” për organizime të këtilla si kjo, si dhe i uroi sukses institutit që në të ardhmen të ofrojë ekspozita të njëjta, të cilat siç theksoi ai, me bukurinë e tyre bashkojnë orientin.

Nga ana tjetër, ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Šölendil, duke e quajtur popullin e Maqedonisë mik të Turqisë me vlera kulturore dhe historike të përbashkëta, theksoi se në të ardhmen do të vazhdojë të përforcojë bashkëpunimin me Maqedoninë në fushën e kulturës,.

Artisti Rauf Tuncer vite me radhë ishte mësues i artit figurativ në shkolla të mesme, ndërsa pas largimit nga ky profesion krijoi punëtorinë e vet private në Stamboll. Ai ka organizuar mbi 200 ekspozita personale dhe të përgjithshme në vendlindje dhe jashtë vendit, si dhe programe kulturore në Holandë, Greqi, Iran, Arabin Saudite dhe SHBA.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme